Panorama Sport (Albania)

Ishte në fushë, Manes i grabisin shtëpinë

-

Policia britanike është duke hetuar për vjedhje në shtëpinë e lojtarit të Liverpulit, Sadio Mane, teksa ky i fundit ndodhej në fushën e lojës për ndeshjen e Champions-it. Hajdutët janë futur në shtëpinë e lojtarit rreth orës 6-11 të martën në mbrëmje në Allerton, një lagje në jug të Liverpulit. Ndërkohë, Senegalezi ndodhej në "Anfield" për ndeshjen e parë të 1/8 ndaj Bajernit, ndeshje që përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0. Lojtarit thuhet se i janë vjedhur sende me vlerë si ora, celularë, çelësa makinash dhe bizhuteri. Ende nuk janë identifiku­ar nga organet e rendit keqbërësit, të cilët janë larguar pa lënë gjurmë nga shtëpia e mesfushori­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania