Panorama Sport (Albania)

Kovaç: Fitojmë dhe kapim Dortmundin

-

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ka folur në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes ndaj Hertës në lidhje me ecurinë e skuadrës së tij. Kroati preku edhe një herë luftën për titull me skuadrën e Borusias që tani është vetëm 3 pikë larg. "Mendoj se skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë për 85 minuta. Kur bën shumë vrapime dhe sprinte gjatë gjithë lojës, është normale që kërkon të ulësh disi ritmin e lojës", u shpreh Kovaç. "Martinez? është një lojtar luftarak, ai kërkon të luajë në çdo ndeshje. Por Havi ka ende probleme me formën fizike, ndaj nuk ka qenë gjithmonë një zgjedhje e parë për mua". Në lidhje me vonesat e lojës, Kovaç pranon se ishte një zgjedhje e gabuar, edhe pse sipas tij shumë skuadra e aplikojnë këtë pa u ndierë fajtorë. "Jam gjithmonë i vetëdijshë­m për atë çfarë them pas ndeshjes. Ndoshta ishte një gabim nga ana ime. Por të jemi të sinqertë, ka shumë skuadra që ndaj nesh luajnë për të vonuar lojën. Kjo është thjesht pjesë e lojës".

KOVAÇKËRKO­NNJË MBROJTJESI­NËCHAMPION­S

Në barazimin0-0 ndaj Liverpulit, skuadra arriti të përballont­e presionin e vendësve në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtë performanc­ë trajneri Kovaç kërkon ta shohë edhe në ndeshjen ndaj Hertës në fundjavë. "Pres që edhe në kampionat skuadra të ketë një përqendrim absolut dhe të mbrojë e disiplinua­r. Të tregohemi plotësisht të gatshëm". Në kampionat skuadra ka falur shumë pikë si rrjedhojë e gabimeve individual­e në repartin e mbrojtjes. Kjo për fat të mirë nuk ndodhi në "Anfield Road" ndaj një skuadre të një niveli të lartë. "Qëndruam gjithmonë pas topit. Edhe Bundesligë pres që skuadra t'ia bëj të vështirë kundërshta­rit. Duhet të krijojmë sa më shumë raste dhe të shënojmë sa më shumë gola", u shpreh 47-vjeçari. "Nëse arrijmë ta bëjmë diçka të tillë, atëherë skuadrat do ta kenë shumë të vështirë të shënojnë në portën e Bajernit. Gjithçka qëndron në kokë".

HUMELS I SËMURË, GORECKA NË DYSHIM

Më një mbrojtje të hekurt, Bajerni kërkon të ushtrojë presion maksimal te Borusia e Dortmundit në luftën për titull. "Nëse shtyjmë nga poshtë, atëherë do të ngjallim kureshtjen e rivalëve. Ndeshja është shumë e rëndësishm­e. Vetëm fitorja na bën punë për të mbajtur gjallë shpresat për titull". Me një trepikësh ndaj Hertës, bavarezët mund të barazohen me pikë për pak orë me Borusian e Dortmundit që do të ndeshet të dielën ndaj Leverkusen­it në shtëpi. Lojtarët në dyshim për ndeshjen e së shtunës janë Humels dhe Gorecka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania