Panorama Sport (Albania)

Sprinti për titullin, ja si Bajerni fut në stres Dortmundin

Kovaç kërkon trofeun, skuadra e Favresë lëkundet

-

Tifozët e Borusias së Dortmundit kujtojnë shumë mirë sezonin 2011-2012. Verdhezinj­të kryesonin pas 22 javësh kampionati­n me tri pikë më shumë. Atëherë, në vendin e dytë renditej Gladbah. Kjo ka qenë hera e fundit në këto vite që kampionati ishte kaq i hapur 12 javë para përfundimi­t. Bajerni ka pasur në sezonin 2013-2014 distancën më të madhe nga ndjekësit në javën e 22. Nën drejtimin e Pep Guardiolës, bavarezët ndodheshin 19 pikë larg me 62 gola të shënuar. Sigurisht që për shifra të tillë nuk mund të flitet më. Gara është e hapur me të ndjekur që janë kthyer në ndjekës. Hera e fundit që verdhezinj­të shijuan triumfin ishte në sezonin 2011-2012 nën drejtimin e Jurgen Klop. Borusia fitoi kampionati­n me 81 pikë, një rekord ky për klubin. Edhe pse momentalis­ht ata ndodhen në një moment jo të mirë, në Vestfahlen shpresojnë të ruajnë kryesimin ndaj Bajernit që ka rikuperuar shumë pikë në këto javë të fundit, duke përfituar edhe nga "ngecja" e verdhezinj­ve. "Nuk do të ndryshojmë stilin e lojës sonë. Shumë skuadra të mira në Europë përjetojnë faza të tilla", u shpreh mesfushori Aksel Vitsel pas barazimit ndaj Nurembergu­t në fundjavë.

KOVAC RRIT PRESIONIN

Bajerni e ka hedhur pas krahëve këtë fazë të keqe të sezonit dhe tani janë më të sigurt në lojën e tyre. 9 nga 10 ndeshjet e fundit bavarezët arritën t'i fitonin. Kjo bëri që distanca me Borusian të shkurtohej ndjeshëm. Një fitore ndaj Hertës të shtunën do të barazonte me pikë skuadrat të paktën për 26 orë. Verdhezinj­të zbresin në fushën e lojës të dielën ndaj Leverkusen. Por në dorën e kujt është titulli? Bajernit apo Borusias. Një përgjigje natyrale të çon te verdhezinj­të. Vetëm ata mund ta humbasin atë. Detyra e Bajernit

është të përfitojë sa më shumë nga gabimet e kryesuesve, të paktën derisa të marrë kryesimin nëse diçka e tillë do të ndodhë. Më Borusian do të ketë shumë pak shanse për të festuar në maj. Festë që bavarezët e kanë bërë pronën e tyre për gjashtë sezone radhazi.

Trajneri Lusien Favre shpreson në një rikthim të kapitenit Rojs në ndeshjen e radhës ndaj Aspirinave. Sulmuesi i ka munguar jo pak skuadrës në dy 3 ndeshjet e fundit. Thatësira në sulm ka sjellë shumë pak pikë në skuadër. Pikë titulli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania