Panorama Sport (Albania)

Boateng rikthehet në stërvitje

-

Zherom Boateng nuk udhëtoi me skuadrën për sfidën ndaj Liverpulit në Champions. Mbrojtësi gjerman kishte marrë një infektim në stomak dhe trajneri Kovaç mendoi të mos rrezikonte me të. Por ditën e djeshme skuadra është rikthyer në fushën e stërvitjes pas një dite pushim të dhënë nga trajneri për të rikuperuar energjitë pas sfidës në "Anfield". Me ta ka qenë i pranishëm edhe Zherom, i cili ka zhvilluar një program ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës që ka zhvilluar më shumë ushtrime në palestër. Bajerni po përgatitet për ndeshjen e ardhshme ndaj Hertës së Berlinit. Sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:30.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania