Panorama Sport (Albania)

Reali i Madridit, 1000 ditë në majën e Europës

Pushtojnë kontinenti­n plak, fitojnë 3 Champions radhazi

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

"R

eyes de Europa, somos reyes de Europa". Kështu ulërinte Kristiano Ronaldo nga autobusi i zbuluar që e dërgonte skuadrën fituese të Ligës së Kampioneve nga "Santiago Bernabeu" në shatërvani­n e Sibeles 27 majin e shkuar. Ishte mbreti i Europës. Një ditë më parë në Kiev, Reali kishte mposhtur 3-1 Liverpulin, duke fituar Ligën e Kampionëve numër 13 në histori dhe të tretën radhazi. Një tripletë që nuk ndodhte prej viteve 1970, kur e bënin në fillim Ajaksi i Johan Krojfit të madh dhe më pas Bajerni i Mynihut, i legjendës Franc Bekenbauer. Një tripletë që e projektoi Realin e Madridit drejt 1000 ditëve në krye të Europës.

VAZHDIMËSI­A - Kanë kaluar 1000 ditë nga ai 28 maj i famshëm i 2016-ës, kur në Milano, në një mbrëmje penalltish të gabuara (Grizman gjatë ndeshjes dhe Huanfran në ruletën e fundit) dhe ato të shënuara (nga Lukas Vazkez, Marselo, Garet Bejl, Serxho Ramos dhe e fundit nga Kristiano Ronaldo), Reali kishte fituar sërish derbin europian me Atletikon, ashtu si dy vite më parë në Lisbonë. Nga atëherë, deri në Kiev, në shtëpinë e bardhë, nuk ka ndryshuar thuajse asgjë. Merkato e varfër pa transferim­e "galaktikës­h". Goditja e fundit e Florentino Perezit ishte Hames Rodrigez pas Botërorit 2014 dhe më pas u projektua spostimi i politikës drejt talenteve.

LAMTUMIRAT E BUJSHME - Verën e shkuar ndodhën ndryshime epokale. Në fillim u largua trajneri Zinedin Zidan, pastaj Kristiano Ronaldo dhe që të dy, me të njëjtin motiv: lodhje e ardhur nga raporti i sforcuar tashmë me presidenti­n Perez. CR7 qëndroi në Madrid 9 vite, francezi erdhi në 2001 dhe prej atëherë mbeti aty, duke i ndihmuar sa herë ekipi kishte nevojë për stimuj të rinj. Në vend të tij, aventura kaotike dhe e trishtë e Hulen Lotepegit dhe më pas Santiago Solari, një ide "alla" Zidan që kishte hyrë në garë në vend të Benitezit, pikërisht në vitin e "San Siros"-s, 2016. Ronaldo nuk u zëvendësua dhe tani, në gjurmët e tij ecën djaloshi i datëlindje­s 2000, Vinisius Zhunior. Askush nuk imagjinont­e që braziliani mund të provonte të zëvendëson­te njeriun e 450 golave në 9 sezone.

ADN EUROPIANE - Në këto 1000 ditë mbretërimi të Realit, ata e fituan La Ligën një herë të vetme. Të tjerat i ka lënë në një dishezë, të painteresu­ar, përfshirë edhe këtë aktualen, -9 pikë nga Barcelona. ADN-ja e Realit ka kromozome europiane dhe kjo nuk është më një sekret. Gjithçka tjetër është e mërzitshme për ta. Është Liga e Kampioneve atje ku mbretërorë­t ndihen në tokën e tyre dhe zotër të saj. Nuk ka asgjë që ta ekzaltojë më shumë Florentino Perezin sesa urdhri ndaj shërbyesve të muzeut të "Bernabeu"-t, që të bëjnë vend për një vitrinë të pafundme për të vendosur Champions-et e fituara prej vitesh dhe një tjetër vitrinë akoma më të madhe, në mënyrë që ai të ketë mundësi të afrohet dhe vendosë një tjetër "orejona", një kupë me veshë të mëdhenj.

KATËR HUMBJE - Në këto tri vite, Reali në Europë ka luajtur 39 ndeshje, duke humbur vetëm katër: në vitin e parë, ndeshjen e vajtjes kundër Volfsburgu­t (2-0), përmbysur më pas me një 3-0 në Madrid, falë trigolëshi­t të Kristiano Ronaldos... në vitin e dytë me 2-1 kundër Atletikos së Madridit në aktin e fundit europian në "Vicente Calderon" pasi kishin fituar 3-0 në "Bernabeu" (tjetër tripletë e yllit portugez). Në vitin e tretë, humbja me Totenhemin në Londër, në fazën e grupeve dhe në fund ndeshja e famshme e kthimit të çerekfinal­es me Juventusin (3-1 në "Bernabeu", pasi spanjollët kishin fituar 3-0 në Torino).

SHUMË POLEMIKA - Penalltia e Benatiasë dhe Lukas Vazkezit dhe shfryrja e zemëratës së Xhixhi Bufonit që po humbiste shansin e fundit për një triumf në Europë. Shumë polemika që shoqëruan këtë dominim madrilen: mjafton të pyesni edhe Karlo Ançelotin dhe Bajernin e tij dy vite më parë apo PSG-në sezonin e shkuar, përpara se t'i vijë radha Juventusit. Gjatë këtij 3-vjeçari, Ronaldo ka qenë gjithnjë golashënue­si më i mirë i kompeticio­nit, ashtu si edhe në tri sezonet përpara këtyre, duke e zbritur dominimin e tij deri në vitin 2013. Gjatë këtyre 1000 ditëve, dominimi madrilen, emri i klubit spanjoll është shënuar me shkronja të mëdha. Tani, Kris është te Juventusi dhe kërkon me të gjitha mënyrat që ta mbyllë kapitullin e dominimit madrilen. Për ta bërë, duhet të eliminojë përsëri Atletikon...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania