Panorama Sport (Albania)

Bejl, i vendosur për të qëndruar në Madrid

-

E vetmja gjë në mendjen e Garet Bejlit në këto momente është të vazhdojë të fitojë me Realin e Madridit dhe zërat për një largim të tij nga Spanja janë hedhur poshtë. Burime pranë lojtarit kanë garantuar për "AS", se sulmuesi uellsian nuk ka asnjë interes që të rikthehet në Premier Ligë dhe dëshiron që të respektojë kontratën e tij me spanjollët, e cila skadon në vitin 2022. Të njëjtat burime këmbënguli­n se britaniku ndihet mirë në Madrid. "AS" ka kontaktuar edhe departamen­tin teknik të Realit dhe ata janë kundër një largimi të kampionit të tyre. Bejl është lojtari i dytë i klubit pas Benzemasë, i cili ka ndihmuar më shumë skuadrën këtë sezon (12 gola të shënuar dhe 5 asiste).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania