Panorama Sport (Albania)

Mbape: Bufon legjendë, me fat që e kemi

-

Kilië Mbape dhe Xhanluixhi Bufon kanë ekzaktësis­ht 20 vite diferencë. Pavarësish­t fitores në Botëror dhe vlerësimit si 21vjeçari më i fortë i momentit, francezi duhet ende të mësojë dhe këtë mund ta bëjë nga përvoja e kampionëve që rrethohet. "Bufon është një vlerë e shtuar në fushë dhe jashtë saj. Ndoshta nuk e kuptojmë fatin e të pasurit të një legjende të tillë në kampionati­n tonë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të luaja me të apo kundër tij. Të ndajmë dhomën e zhveshjes së bashku është një përvojë e paharruesh­me dhe duhet të përfitosh, sepse nuk mendoj se do të luajë deri 60 vjeç. Shpresoj të vazhdojë kështu", tha sulmuesi i PSG-së. Mbape jep edhe lajmin e mirë se Kavani dhe Nejmar janë drejt riaftësimi­t, ndërsa lëshon edhe një opinion për Champions-in, ku në 1/ 8-at e vajtjes mposhtën "djajtë" 2-0. "Kur them se nuk duhet të kemi frikë ua them tifozëve. Kundër Junajtid bëmë një ndeshje të mirë dhe kur të shkojmë në çerekfinal­e, nëse do të shkojmë, mendoj se çdo rival do të jetë i vështirë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania