Panorama Sport (Albania)

Interi peshkon Frankfurti­n, ja çiftet e 1/8-ave

Arsenali e Çelsi me fat, Napoli i Hysajt kundër Salcburgut

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Short jo shumë pozi tiv për skuadrat ital iane në fazën e 1/8ave të Ligës së Europës. Në Nion, Interi dhe Napoli evitojnë derbin mes tyre, madje shmangin edhe Çelsin e Arsenalin, por “peshkojnë” dy rivalë jo shumë të lehtë për t’u kaluar. Ekipi i Spaletit duhet të përballet me Aintrahtin e Frankfurti­t, ndërsa Napoli i Elseid Hysajt duhet të luajë me Salcburgun. Buzëqeshin dy skuadrat angleze, Çelsi dhe Arsenal, të cilat kanë si rivale Dinamon e Kievit dhe Renën. Të paktën kështu duken gjërat në letër, sepse në fushën e lojës mund të ndryshojnë situatat.

ITALIANËT- Zikaltrit do ta luajë ndeshjen e parë më 7 mars në Gjermani, ndërsa të kthimit më 14 mars në “San Siro”. Napoli do ta luajë sfidën e parë në shtëpi dhe të kthimit në transfertë. Në fazën e 1/16-ave Aintrahti eliminoi Shahtjorin i udhëhequr nga bomberi Luka Joviç. E vetmja gjë pozitive nga shorti i Nionit ishte fakti që dy skuadrat italiane nuk u përballën me njëra-tjetrën, por edhe që shmangën të tjerat si Çelsi, Arsenal, Sevija apo të tjerat. Sigurisht që për të tentuar finalen e madhe në stadiumin “Olimpik” në Azerbajxha­n duhet të bëjnë kujdes. Skuadra gjermane është shumë e fortë dhe e komplikuar në repartin e avancuar. Janë ekipi i vetëm (bashkë me Salcburgun) që e mbyllën fazën e grupeve me pikë të plota

dhe kanë sulmin e frikshëm. Diçka që duhet menaxhuar me kujdes nga Interi dhe trajneri Luçiano Spaleti. Ky kompeticio­n është një objektiv për zikaltrit, të cilët u eliminuan në fazën e grupeve të Champions-it dhe duan të shkojnë deri në fund në

Ligën e Europës.

TË TJERAT- Shorti u buzëqeshi dy skuadrave angleze si Çelsi dhe Arsenal që do të luajnë kualifikim­in për në çerekfinal­e ndaj Dinamos së Kievit dhe Renës. Por edhe Sevija e ka të lehtë rrugën, pasi do të luajë me Slavian e Pragës, ndërsa

Valencia do të përballet me Krasnodari­n. Vijareali me Zenitin dhe Dinamo e Zagrebit me Benfikën janë dy çiftet që mbyllin shortin. Herët a vonë, të gjithë do të përballen me njëritjetr­in dhe me më të fortët në rast se duan të shkojnë në finale për ta fituar këtë kompeticio­n.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania