Panorama Sport (Albania)

FIFA dënon Çelsin, Higuain i mbetet në derë Juves

U janë mohuar edhe huazimet, ndaj “Pipita” do rikthehet

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Shkunden themelet te Çelsi. Klubi londinez, i cili në kohët e fundit ka qenë në “vitrinat” e medias për luftën brenda skuadrës që ka nisur mes trajnerit Sarri dhe disa prej liderëve të ekipit, ka marrë një tjetër goditje të ashpër dje: Çelsi është dënuar nga FIFA për shkeljen e artikullit 19 të qeverisë botërore të futbollit, në lidhje me federimin e parregullt të 29 lojtarëve nën moshën 18vjeçare. Ky do u kushtojë atyre një gjobë prej 600 mijë frangash zvicerane, por mbi të gjitha bllokimin e dy sesioneve të merkatos së ardhshme, atë të verës 2019 dhe të janarit 2020. Përveçse nuk do të lejohen që të shpenzojnë parà, në të njëjtën kohë nuk do t’u lejohen as kryerja e huazimeve për përforcimi­n e ekipit. Në të njëjtën kohë, edhe Federata Angleze e Futbollit u gjobit me 510 mijë frangash zvicerane, që i ka lejuar Çelsit të bëjë këto regjistrim­e.

ÇËSHTJA “HIGUAIN” -

Por nëse avokatët e bluve të Londrës kanë dalë menjëherë në kundërsulm, duke nënvizuar se do të apelojnë, nëse vendimi i FIFA-s nuk anulohet edhe nga dy shkallët ligjore të radhës që i mbeten Çelsit të ndjekë, atëherë nga ky fakt mund ta “pësojë” edhe Juventusi. Nuk është se klubi bardhezi do të dënohet për diçka, por duke parë kontratën e huazimit të firmosur me skuadrën angleze për Gonzalo Higuainin, ata rrezikojnë tashmë që ta gjejnë “Pipitan” në verë sërish në Torino. Sulmuesi argjentina­s kaloi në merkaton e janarit nga Milani, ku gjithashtu luante ne huazim në radhët e kryeqyteta­sve anglezë, me të cilët kontrata flet shumë qartë: deri në fund të sezonit, shërbimet e Higuainit i kushtuan 9 milionë euro Çelsit, por nëse blutë do të kërkonin që ta konfirmoni­n 31-vjeçarin duhet të paguanin 36 milionë euro në total. Një tjetër klauzolë nënvizon se edhe sikur Çelsi të kërkonte të shtynte huazimin me 12 muaj të tjerë, për të mos aplikuar blerjen finale, Juventusi kërkonte gjysmën e shumës së kartonit, pra 18 milionë. Por duke parë që FIFA i ka bllokuar Çelsit edhe mundësinë e huazimit, atëherë bardhezinj­ve do t’u mbesë Higuaini në derë dhe në verë, ata do ta rigjenin bomberin në “Kontinaza”. Ky rikthim në Torino do të ishte një problem më shumë për drejtorin sportiv të Juves, Fabio Paratiçi, që do të kishte një tjetër çështje delikate për të zgjidhur gjatë merkatos.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania