Panorama Sport (Albania)

Valverde “harron” Mesin: Barça s'bën dot pa... Suarezin

"Vështirë ta lësh në stol një si Luis, duhet të bëjmë shumë kujdes nga dëmtimet"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nis kalendari i fer rit për Barce lonën. Tri ndeshje delikate brenda 7 ditësh, sot (ora 16:15) në transfertë­n me Sevijen, pastaj dy "El Clasico" me Realin. Trajneri Ernesto Valverde ka thënë se ekipi duhet të bëjë kujdes për të shmangur dëmtimet dhe vlerësoi maksimalis­ht Luis Suarezin. Pavarësish­t transfertë­s së vështirë, Barça është favorite për fitoren (1.85). Barazimi ka koeficient 4,2 dhe fitorja e Sevijes 3.6.

SEVIJA

"Është një ekip i frikshëm si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Një skuadër e tillë u ka hapur gjithmonë probleme edhe atyre që renditen sipër në tabelë. Ne e humbëm ndeshjen në Kupë aty".

VENDIMTAR

"Sevija është rival që gjithmonë na ka hapur shumë punë dhe e dimë që ndeshja do të jetë shumë e vështirë. Një sfidë e tillë është delikate dhe si një finale në këtë moment të sezonit".

SUAREZ

"Fizikisht është shumë mirë dhe javën e kaluar e nisi ndeshjen nga stoli. Ka pushuar mirë dhe e shoh gati për 3 takimet vendimtare që kemi. Suarez na garanton raste të pastra në çdo përballje. Është shumë e vështirë të heqësh dorë nga një lojtar i tillë".

DURIM

"Gjithmonë kapeni pas një lojtari në momentet e vështira të sezonit. Por situata me Suarezin është e çuditshme, sepse ai është një lojtar që ka shënuar shumë gola, madje është i pesti i historisë së klubit. Në dy ndeshjet e fundit ka pasur raste pafund për të shënuar. Unë jam i durueshëm me të gjithë".

DY KLASIKE

"E dimë që janë sfida të rëndësishm­e dhe e dimë se çfarë do të thonë për botën e futbollit. Por fillimisht mendja te Sevija, sepse është ndeshje e vështirë".

UMTITI

"Është rikuperuar 100% dhe mund të luajë. Në këto ndeshje të vështira ai mund të na ndihmojë, por të presim".

RROTACION

"Në shtatë ditë do të luajmë 3 takime shumë delikate. Sigurisht që duhet t'i mendojmë edhe rrotacione­t, sepse e dimë shumë mirë se çfarë kostoje ka tani një lojtar i dëmtuar"...

ARTUR

"Nuk e di nëse mund të rikuperohe­t për 'El Clasicon'. Ai nuk ka nisur të punojë me grupin, por ndoshta në fillimin e javës tjetër mund të fillojë të stërvitet plotësisht".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania