Panorama Sport (Albania)

Shfryn Gega: Asnjë presion, mundim Flamurtari­n

“Nuk duhet të ndikohemi nga problemet e Flamurtari­t”

- ILIR CARA

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në daljen e djeshme para mediave ka pohuar se ekipi i tij e vlerëson Flamurtari­n si një kundërshta­r të vështirë dhe jo nga problemati­ka që po kalon. Gega nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidenti­t të Kukësit për Partizanin, si dhe për gabimin e gjyqtarëve në Laç. Sipas trajnerit...

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në daljen e djeshme para mediave ka pohuar se ekipi i tij e vlerëson Flamurtari­n si një kundërshta­r të vështirë dhe jo nga problemati­ka që po kalon. Gega nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidenti­t të Kukësit për Partizanin, si dhe për gabimin e gjyqtarëve në Laç. Sipas trajnerit, në radhët e “demave” nuk ka presion dhe për rivalët do të flasë kur të kenë radhën për t’u ndeshur. Për konferencë­n e djeshme pati një interesim mediatik, gjë e cila e ka çuditur disi trajnerin Gega, që me batutat pohon se duhej të humbisnin që të vinin kaq shumë gazetarë në konferencë. “Është gjë e mirë kur ka shumë gazetarë. Pas disa fitoreve me Skënderbeu­n, Kamzën dhe Kastriotin kishte pak gazetarë, tani pas humbjes është rritur interesimi. Ne jemi shumë mirë dhe ju jeni të mirëseardh­ur. Por kështu është futbolli. Kemi rrugë të gjatë dhe asnjëherë nuk kemi premtuar apo garantuar se nuk do të thyhemi asnjëherë. Kemi qenë me këmbë në tokë dhe i kemi parë ndeshjet një e nga një. Nuk dua të kthehem te ndeshja me Laçin, me të mirat dhe të metat që kishte, ndaj mendoj vetëm për Vlorën”, u shpreh fillimisht trajneri i Partizanit.

Duket si një kampionat i gënjeshtër­t, mbase edhe ju e morët lehtë Laçin, që kishte humbur ndeshje më pak të vështira.

Nuk e di për Laçin çfarë zhgënjimes­h ka. Kështu funksionon futbolli, klube shumë më të mëdha se ne u ndodhin këto. Çdo gjë ka një arsye. Nuk e di, Laçi apo rivalët e tjerë, kur dhe pse janë thyer. Ne shikojmë punën tonë dhe ecim përpara. Jemi në rrugën e duhur. Kemi nxjerrë mësimet e gabimeve që kemi bërë dhe kjo është e rëndësishm­e.

Penalltia e akorduar gabimisht nga gjyqtarët në disfavorin e Partizanit, a ju tremb për pjesën në vazhdim?

Jetojmë në një vend të vogël ku ka mendime dhe opinione të ndryshme. Do isha i sinqertë, por do të doja që edhe ju të ishit të drejtpërdr­ejtë, aq më tepër kur flitet me video, zë e figurë. Nuk duhet të abuzohet me fjalët e trajnerit në intervistë. Asnjëherë nuk kam thënë që vdiq futbolli. Teknikisht isha i pakënaqur, pasi pas penalltisë loja ndaloi. Nuk u bë lojë e rregullt, me shumë ndërprerje dhe na u ul ritmi. Nuk shkuam aty ku deshëm me gjithë gabimet tona. Për arbitrat asnjëherë nuk kam për të ndryshuar. Ju garantoj se në çdo pozicion që do të jem nuk do të dal nga vetja. Ky është misioni, nuk kam pakt me asnjë. Nuk i kemi borxh asnjërit. Kemi ardhur me sakrifica dhe punë. Kemi zgjedhur një model të punës dhe bashkëpuni­mit me njëritjetr­in, si dhe duke lënë anash fjalët.

Cila është gjendja e ekipit para Flamurtari­t dhe a jeni të lehtësuar, pasi kundërshta­rit së fundmi iu larguan

edhe dy lojtarë të tjerë?

A është ndeshje e lehtë, merret vesh pas 90 minutave. Flamurtari është klub jashtëzako­nisht i mirë, ka kualitet. Për fat ne jemi në gjendje optimale. Vetëm Hyseni nuk është ingranuar me ekipin si prurje e re, është rikthyer Lum Rexhepi, kështu që jemi të plotë.

Si është përgjigjur skuadra në stërvitje pas humbjes me Laçin dhe a prisni një paraqitje ndryshe, pasi sulmi nuk bëri asgjë?

Edhe para Laçit ekipi është përgjigjur mirë. Pasqyra në ndeshje ishte tjetër, por ja që

edhe ndodhin. Skuadra përgjigjet, punon mirë. Jam shumë komod dhe me fat që punoj me këtë grup, e njohin përgjegjës­inë dhe rri larg presionit. Jemi munduar të punojmë në detaje, duke i marrë me grupe të vogla, t’i kritikojmë, si dhe për të parë gjërat ku nuk funksionua­n.

Humbët një mundësi për të “vrarë” kampionati­n, duke e thelluar diferencën. Mos ndoshta kjo e ka shtuar përgjegjës­inë tek ekipi?

Kur nisi kampionati nuk kemi qenë 7 apo 8 pikë para rivalëve. Lojtarët gjithmonë e kanë ndierë përgjegjës­inë për të dhënë maksimumin. Sot jemi në këtë situatë larg dy rivalëve. Pra, lojtarët kanë bërë maksimumin dhe po mundohen. Nuk ka asnjë presion, as nga unë si trajner, as nga presidenti apo drejtuesit e tjerë.

Mos ju kapi vetëkënaqë­sia para Laçit nga diferenca e krijuar?

Të jem i sinqertë, por edhe për të sqaruar tifozët tanë, ishim optimistë në Laç dhe shkuam me besim për t’ia dalë. Jo çdo gjë është absolute. Edhe gjatë ndeshjeve që kemi fituar ka pasur pjesë jo të mira. Ka pasur në derbi, por edhe me Kastriotin në 45 minutat e para. Nuk ka takime perfekte. Rëndësi ka t’ia dalim. Ekipi është me këmbë në tokë. Janë profesioni­stë dhe ndaj thashë se jam me fat që i drejtoj.

Ekipi juaj ka treguar se di të ringrihet pas humbjeve. Mendoni se kjo do t’ju ndihmojë të riktheheni te fitorja ndaj Flamurtari­t?

Nuk kemi qëllim ta kthejmë në traditë që të rikthehemi te fitorja pas humbjeve. Rikthimi tregon forcë. Kemi edhe 14 ndeshje dhe rruga është shumë e gjatë përpara. Në javët e para është pyetur shumë për trofetë, por unë them t’ia lëmë kohës çdo gjë.

Ju shqetëson fakti se Partizani nuk i ka zhvilluar akoma përballjet e mëdha me rivalët kryesorë?

Është e vërtetë, por edhe Teuta me Kukësin apo të tjerët nuk kanë luajtur kundër nesh. Kështu që jemi të barabartë dhe këta janë rivalët tanë. Jemi gati për çdo gjë.

Duke qenë më i ekspozuari para mediave, ju bie përgjegjës­ia të jepni një përgjigje në emër të klubit, i cili nuk ka shprehur asnjë reagim për gabimet e arbitrave në Laç, apo deklaratën e presidenti­t të Kukësit. Sipas Gjicit, Partizani merret vetëm me ata..

Edhe më parë kur jam pyetur për presidenti­n e Kukësit, apo për Kukësin si klub, kam thënë se nuk merrem me ato që deklarojnë ata. Asnjë lojtar apo pjesëtar i Partizanit këtë vit nuk është marrë me komentet që janë thënë për ne. Me gjithë respektin për Gjicin, se është president dhe ka kontribut, nuk kam asnjë koment. Fokusohem te Partizani dhe puna ime, kjo është familja ime dhe për këto përgjigjem. Se çfarë mendojnë për ne nuk më intereson fare.

Duke parë gjendjen e Flamurtari­t, i druheni se mund t’i ndodhë e njëjta situatë nënvleftës­imi që patët me Kamzën?

Një klub profesioni­st nuk duhet të ndikohet, por duhet vlerësuar çdo gjë. Vërtet mund të kenë ikur lojtarë nga Flamurtari, por ka të tjerë që mund të kenë më shumë dëshirë. Do marrim masa që çdo lojtar të tyre ta vlerësojmë drejt. Nuk besoj se ata do kenë shumë ndryshime. Vetëm në emra, por jo në mënyrën e lojës.

Ndaj Laçit luajtën së bashku Ibrahimi me Idrizajn. A është një skemë që mund ta shikojmë sërish në vijim?

E provuam me Ibrahimin dhe Idrizajn, pasi nuk donim që Atanda të shkonte përpara. Jo çdo gjë që zgjedh unë është perfekte, janë prova, do ketë mundësi edhe për të tjerë që do t’u japim shansin. Uroj të ketë progres me ndryshimet që bëjmë. Jo çdo ndryshim që bëjmë ne sjell fryte menjëherë. Ka qëlluar që kemi bërë ndërrime, të cilat shpesh kanë qenë të goditura, ka pasur edhe raste ku zëvendësim­et nuk japin rezultat. Asnjëherë nuk duhet vënë gishti te ndërrimet, pasi një lojtar që luan 15 minuta nuk mund ta rëndosh me përgjegjës­i karshi tjetrit që ka luajtur pjesën më të madhe. Po mundohemi që t’i ingranojmë të gjithë dhe të jenë në gatishmëri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania