Panorama Sport (Albania)

Piontek fantastik, Milani leksion Empolit

Empoli i Veselit dorëzohet pa kushte. “Djalli” shënon 5 herë, por dy gola i anulon VAR-i

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Për Milanin parash ikohet një fundjavë e bukur, sepse çfarëdo që të ndodhë sot dhe nesër në Serinë A, kuqezinjtë nuk i lëviz dot askush nga vendi i katërt. Kjo falë fitores së djeshme kundër Empolit, sfidë nga e cila vijnë tri pikë dhe një paraqitje shumë e mirë e ekipit kuqezi. Xhenaro Gatuzo kishte paralajmër­uar të tijtë. Nuk donte asnjë shaka të shëmtuar, aq më tepër ndaj një skuadre të lehtë vetëm teorikisht.

VAR NË FUNKSION – Ndeshja konfirmoi pritshmëri­të e teknikut të “Djallit”, pasi Empoli në “San Siro” erdhi me shumë entuziazëm pas fitores së një jave më parë kundër Sasuolos. Edhe Milani është në moment pozitiv, sidomos për shkak të ndeshjes kundër Atalantës, një takim që e fitoi bindshëm, pavarësish­t vështirëve të fushës. Sfida e djeshme nisi me ritëm të lartë, falë të cilit Milani gjen golin në minutën e 10-të. Paketa feston më një kërcim të pazakontë, por teknologji­a anulon gjithçka për pozicion të parregullt të braziliani­t në momentin e krosimit të Rodrigezit. I vëzhguari special ishte Kristof Piontek, i cili markohet këmba-këmbës nga mbrojtësit e Empolit, teksa Frederik Veseli ndihmon në dyfishimin e mbulimit të polakut e ndonjëherë edhe Paketas. Me numrin 19 kuqezi të mbuluar, Kastijeho është ai që ka shanset më të mira. Zëvendësue­si i Susos tenton tri herë portën, teksa Dragovski vuan jo pak për të mbajtur portën e tij të paprekur.

… FRYMËZIM… — Ndeshja vendoset në fillimin e pjesës së dytë, por meritat janë të Kastijehos. Në fillim spanjolli vjedh një top në mesfushë dhe e servir për Çalhanoglu­në, i cili jep pasimin vendimtar për golin e Piontek (4 gola në po aq sfida si titullar). Në golin e dytë asistin vendos ta japë vetë Kastijeho që shërben për Kesin, i cili kapërcen portierin mik me një parabolë, ndoshta më të ëmbël sesa mbajnë këmbët e afrikanit. “San Siro” i qetësuar nga dopieta në 150 sekonda nis të këndojë tashmë të njohurën “Pum pum pum”, teksa Empoli kupton se shanset për pikë janë më pak se zero. Kot nuk thonë se kur bie shi, mund të bjerë edhe breshër. Kastijeho mbyll mbrëmjen magjike kuqezi me një gol personal pas asistit të Kontit. Koha premton për Kutronen, por goli vjen nga Borini, i futur në lojë në vend të Paketas. Edhe në këtë rast gëzimi i “Djallit” fshihet nga VARi. Megjithëse me vonesë, kuqezinjve u anulohet rrjeta për shkak të një pozicioni jashtë loje të Kutrones që merr pjesë me një bllok në golin e Borinit. Tashmë në horizont është Lacio dhe kohë për pushim nuk ka. Ajo e Kupës është një tjetër ndeshje, në të cilën Milani paraqitet me gazin në maksimum. Me këtë Piontek nuk ka si të jetë ndryshe...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania