Panorama Sport (Albania)

Akuza Akuza Akuza për për për tolerim tolerim ndaj ndaj Tiranës, Tiranës, Radas sherr sherr me me tifozët

Rikthehet Rikthehet Gent Gent Muça Muça pas 717 ditësh, Kobinah: I shënoj edhe edhe Partizanit Partizanit

-

Majkëll Ngo është heroi bardheblu, pasi i jep fitoren Tiranës, 20 sekonda nga fundi i kohës së rregullt. Në sfidën më të rëndësishm­e të javës së 23-të, bardheblut­ë mundin brenda në Korçë Skënderbeu­n. Tirana merr një trepikësh të madh, falë një goli të Majkëll Ngosë, por edhe duke u ndihmuar nga një përgjumje e mbrojtjes së Skënderbeu­t. Një lëshim i çuditshëm në minutën e fundit të lojës nga ana e korçarëve, duke i dhënë në fillim mundësinë bardhebluv­e të shënonin me Grecën dhe më pas me Ngonë, që me dy lëvizje arrin të shënojë dhe të fitojë. Korçarët zhvillojnë një ndeshje të çuditshme, sepse në momentin e kontrollit total të lojës, pësojnë një rënie në përqendrim, duke humbur sërish dhe duke i dhuruar bardhebluv­e fitoren e radhës... Tirana nga ana e saj, me golat tërësisht të huaj, të Ngosë dhe Kobinës që shënon sërish, ia del të marrë tri pikë të mëdha në sfidën me Skënderbeu­n. Sa për korçarët, humbja e tetë në nëntë takimet e fundit është rrënuese, sepse skuadra nuk ngjitet në renditje. Përfundimi­sht Tirana merr tri pikë “të arta” në Korçë që nuk i kishte ëndërruar gjatë gjithë javës, ndërsa Skënderbeu komplikon edhe më shumë situatën në renditje dhe marrëdhëni­en me tifozët.

NDESHJA – Takimi nis pa surpriza me Shehin që vendos Radasin në qendër të mbrojtjes. Mema i beson Atingës dhe të zakonshmit Turtulli, i cili ia del të bëjë digën në fushën e lojës, duke bllokuar Krasniqin, i cili nuk pati asnjë mundësi për të shënuar. Takimi është i avashtë, por është Tirana që mundohet të shkojë te porta e Skënderbeu­t. Minuta e 13-të, Ngo i jep një asist fantastik Hasanit. Shkodrani merr topin, gjuan menjëherë, por Dajsinani reagon, duke grushtuar sferën dhe ruajtur rezultatin e paprekur. Rast i mirë për bardheblut­ë, ndërsa korçarët reagojnë me Gripshin që gjuan nga larg, por Abibi është i vëmendshëm. Në gjuajtjen e dytë Tirana shënon gol, i cili nis nga këmbët e Ngosë. Anglezi pason te Hasani, ky i fundit te Greca që e kthen sferën te shkodrani. Mesfushori në rrëshqitje e sipër ia pason topin Kobinasë, i

cili i pashqetësu­ar e çon topin në rrjetë. 0-1 për Tiranën, ndërsa Shehi nuk e kupton sesi pëson gol skuadra e tij. Bardheblut­ë kontrolloj­në lojën dhe kanë një rast për të çuar në dy, golat, por në minutën e parë shtesë shohin se si ekipi vendës barazon rezultatin. Gabim në mesfushë, topi shkon tek Abazi, i cili kroson në zonë, Turtulli largon topin me kokë, që shkon te Muzaka që i harruar arrin të pasojë te Sibo që godet menjëherë dhe 1-1. Mema nuk u beson syve, ndërsa skuadrat e mbyllin

pjesën e parë në barazim.

Pjesa e dytë nis me ndryshime. Është Skënderbeu që kontrollon lojën. Mema sheh se diçka nuk shkon dhe largon Kobinën për Dokën. Gjithsesi, loja kontrolloh­et nga Skënderbeu. Rastet janë sporadike, ndërsa Tirana edhe pse ka mundësi, i prish vetë pa shkuar te porta. Gripshi mundohet të bëjë ndonjë gjë të mirë, por Skënderbeu nuk ka fuqi në sulm. Minuta e 89-të është gjëmë në Korçë. Janë 30 sekonda që vendosin takimin. Në fillim Greca humb një rast vetëm me portierin. Pas pasit të Ngosë, Bedri Greca del përpara Dajsinanit kalon dy lojtarë, godet, por portieri bën mrekullinë, duke ndalur gjuajtjen e anësorit të Tiranës, që u tregua egoist dhe mund të kishte pasuar te Ngoja, i lirë në zonë. Aksioni vazhdon, por është Kërçiku që merr krahun kalon gjithë korçarët, pason për Ngonë në zonë, që me një goditje arrin të shënojë golin e madh të avantazhit. 1-2 dhe Mema shpërthen në lot, sepse bardheblut­ë janë afër një fitoreje të madhe. Trajneri i Tiranës vendos të aktivizojë Gentian Muçën pas 717 ditësh pushim të detyruar, një lajm i mirë ky për futbollin. Gjithsesi, frika është prezente te Tirana, me Abibin që për pak sa nuk prish gjithçka, por ai dhe Muça ia dalin të largojnë rrezikun. Pas katër minutash shtesë, Alla mbyll lojën, me Tiranën që merr tri pikë në Korçë, që as nuk i ëndërronte kur mori udhën nga Tirana, ndërsa Skënderbeu shijon humbjen e tetë në nëntë javë kampionat. Një skuadër që ka humbur busullën e të çon te fitorja, ndërsa Tirana shkon në derbi me moralin në qiell dhe 28 pikë që sigurisht e qetësojnë në renditje.

 ??  ?? Preciipiit­on siituata në Korçë,, Korçë,, tiifozët tiifozët kontestojn­ë kontestojn­ë ashpër ashpër ekiipiin ekiipiin pas pas ndeshjes ndeshjes dhe dhe përpllasen me kapiitenii­n
Preciipiit­on siituata në Korçë,, Korçë,, tiifozët tiifozët kontestojn­ë kontestojn­ë ashpër ashpër ekiipiin ekiipiin pas pas ndeshjes ndeshjes dhe dhe përpllasen me kapiitenii­n
 ??  ??
 ??  ?? Momenti i festimit të golit të dytë të Tiranës Foto: F. Hazizllari
Momenti i festimit të golit të dytë të Tiranës Foto: F. Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania