Panorama Sport (Albania)

Vllaznia kundër formulës, Tafili: Garë e padrejtë

Mesfushori: Kjo skuadër nuk do ta diskutojë elitën

- ADMIR URUÇI

Për mesfushori­n shko dran Arsid Tafili, fi torja në takimin e sotëm ndaj Ilirisë është një detyrë. Kuqeblutë do të kërkojnë që ta mbyllin me një 3-pikësh përballjen e fundit të fazës së dytë për të shpresuar që rivalët të ndalen sërish dhe të rritet diferenca. Në fazën e tretë, pikët do të përgjysmoh­en dhe Vllaznia synon që ta rrisë sa më shumë diferencën me ndjekësit e tjerë. Sipas mesfushori­t kuqeblu, një gjë e tillë është e mundshme, por nuk do të jetë e lehtë. Gjatë intervistë­s së tij për gazetën “Panorama Sport”, ai nuk e quan ende çështje të mbyllur kalimin në Superiore. Përgjysmim­i i pikëve nuk duket i arsyeshëm, gjithsesi sipas tij 10 pikë diferencë janë të mjaftueshm­e për të qenë të qetë për vazhdimësi­në. Ndërkaq, sfida e sotme ndaj Ilirisë do të luhet në “Reshit Rusi” në orën 14:00. “Është gjithçka e hapur, por ne kemi besimin e plotë se në fund të sezonit do të jemi ne në Superiore. Një gjë të tillë, pavarësish­t se thashë nuk do ta kemi të lehtë, as që e vëmë në dyshim”, thotë ndër të tjera Tafili në

fjalën e tij për gazetën.

Keni një përballje të lehtë në letër, por a mendoni se mund ta keni të tillë edhe në fushë?

Nuk ka asnjë takim të lehtë. Normalisht që ne jemi superiorë dhe nuk duhet që të diskutojmë asnjë rezultat tjetër, veç fitores edhe në këtë përballje. Por, dua të them se nuk do ta kemi fushë me lule. Ne do të kërkojmë fitoren si në çdo përballje dhe besoj se do t’ia arrijmë. Por, fusha mund të ketë të papriturat e veta.

E kishit menduar një diferencë të tillë, +10 pikë, nga vendi i dytë në këtë moment të garës apo synonit edhe më shumë?

Mendoj se kemi marrë më të mirën me këtë diferencë pikësh që kemi me kundërshta­rin tonë më të afërt, Erzenin. Të jem i sinqertë, një diferencë e tillë është e kënaqshme për vijimësinë.

E quani normale përgjysmim­in e pikëve?

Për ne është hera e parë dhe besoj dhe shpresoj që të jetë e fundit që marrim pjesë në këtë ligë me këtë sistem. Nuk na ka ndodhur herë të tjera me këtë sistem loje, por mendoj se nuk është aspak e drejtë që të luftosh për të grumbullua­r sa më shumë pikë që ta kesh sa më të lehtë rrugën dhe në një moment të përgjysmoh­en. Me këtë sistem gjithçka mbetet e hapur deri në fund.

Pra, mendoni se keni

ende shumë rrugë?

Është gjithçka e hapur, por ne kemi besimin e plotë te vetja se në fund të sezonit do të jemi ne në Superiore. Një gjë të tillë, pavarësish­t se thashë nuk do ta kemi të lehtë, as që e vëmë në dyshim. Diferencat në kualitet me ekipet e tjera janë të dukshme.

I frikësohen­i ndonjë skuadre?

Vllaznia ka një emër të madh në futbollin shqiptar dhe nuk i frikësohet asnjë ekipi. Ne do të bëjmë maksimumin deri në fund dhe nuk besoj se kemi rivalë në këtë garë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania