Panorama Sport (Albania)

Shehi: Është gjynah që mundemi në këtë mënyrë

-

Nuk kishte si të mos ishte i zhgënjyer trajneri i Skënderbeu­t për rezultatin e ndeshjes së djeshme. Për “SuperSport” Orgest Shehi shpreh keqardhje për mënyrë sesi ekipi pëson gola në një kohë që kanë punuar shumë, por sipas tij ndikoi edhe mospasja e mbrojtësve të mirëfilltë. Megjithatë, ai mendon se i ka penalizuar edhe moseksperi­enca, ndaj do të vazhdojë të punojë më të rinjtë për t’i ingranuar sa më mirë më skuadrën.

Tjetër humbje, e cila këtë herë është shumë e rëndë...

Zhgënjimi është prezent. Të humbësh një ndeshje të tillë, të vjen keq. Kundërshta­ri na erdhi 1 herë e gjysmë në portë. I marrim golat shumë lehtë. Sidomos goli i dytë. Ushtruam presion, luajtëm gjatë gjithë kohës në fushën e Tiranës, por dalja e Abazit na çorientoi fare. Mbetëm me 1 mbrojtës. Na prishi punë, pasi u prishën ekuilibrat. S’kishim mundësi të tjera, sepse ata lojtarë kishim. Samboun s’mund ta hidhja në fushë, për shkak se bëheshin 5 të huaj.

Pse skuadra i merr kaq lehtë golat?

Është për të ardhur keq. Ne kemi punuar. Goli i dytë është vendosje gabim plus edhe shumë të lehtë në driblim. Mospasja e mbrojtësve të mirëfilltë ndikon.

Pse Skënderbeu ka filluar lojën pas minutës së 26-të?

Fillimi i ndeshjes ishte i vështirë. Kishim mundësinë për ta nisur lojën nga poshtë. Pëllumbi kishte mundësi, por nuk merrte shumë përsipër. Radasi u bllokua. Goli është komplet i evitueshëm, është gjynah. Më vjen keq. Në këndvështr­imin tonë nga pankina, kjo ishte një nga arsyet.

Goli i pësuar në zonën e vogël të portierit për të disatën herë…

Kundërshta­rët rrinë lirshëm në zonën tonë, vetëm ne mund të pësojmë ashtu golash. Mbrojtësit duhet të jenë të ashpër dhe jo në ato zona. Ndoshta mospasja e mbrojtësve të mirëfilltë në atë repart dhe neglizhenc­a e situatave bëjnë që të pësojmë gol.

Nëntë ndeshje 8 humbje, çfarë duhet të bëjë skuadra?

Është një situata jo e mirë mbas gjithë këtyre ndeshjeve që nuk marrim rezultat. Përgjegjës­inë e parë e marr unë. Duhet të rrimë të gjithë mbrapa dhe të luajmë kundërsulm. Prodhojmë shumë lojë dhe më pas pësojmë. E gjithë puna që bëjmë na shkon dëm. Duhet të zgjedhim lojtarë që të mbrojnë dhe të mos e kenë mendjen te sulm.

Në ndeshjen e radhës ndaj Teutës do t’ju besoni të rinjve?

Sigurisht që do t’iu besoj të rinjve. Do t’i mëshoj fort kësaj. Duhet të ingranohen më shumë me skuadrën. E di që është një risk i madh. Nga moseksperi­enca realisht jemi ndëshkuar. Ne këta lojtarë kemi në skuadër, këta do të vazhdojnë të marrin besim, edhe pse kostoja është e madhe për mua, pasi nuk po marrim rezultate.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania