Panorama Sport (Albania)

Ngo: I “propozova” si burrë Memës, duhet të mbyllnim më parë takimin

Sulmuesi rezulton vendimtar për bardheblut­ë

-

Majkëll Ngo është “terminator­i” i Tiranës. Prej këmbëve të tij erdhi goli i parë i Kobinës. Ishte ai që shënoi golin e dytë dhe të fitores 16 sekonda nga fundi i lojës. Në “Gol pas goli” të “SuperSport”, shtatlarti i bardhebluv­e foli për të tashmen dhe të ardhmen. Sigurisht, dy fjalë edhe për “dashurinë” e tij me Ardian Memën...

Shënoni sërish dhe i jepni tri pikë Tiranës, a ndiheni sikur po ktheheni lideri i këtij ekipi?

Po, unë ndihem shumë i lumtur për situatën që po kaloj dhe golat që po shënoj për skuadrën. Ishte një fitore e rëndësishm­e, por duhet të mësojmë nga këto ndeshje me Skënderbeu­n, pasi kishim shumë raste ku duhet ta kishim mbyllur takimin. Jam i kënaqur në përfundim se morëm

tri pikë të rëndësishm­e.

Në 25 minutat e para Tirana dominoi, por më pas ndryshoi ritmi. Sa i kënaqur jeni me lojën që zhvilluat në Korçë?

Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje, pasi përpara kemi një sfidë të vështirë. Nuk jam i kënaqur. Në 25 minutat e para ushtruam presion mbi kundërshta­rin, më pas skuadra nisi të tërhiqet prapa duke i dhënë hapësirë Skënderbeu­t. Kjo erdhi edhe për meritë të kundërshta­rit që ka lojtarë të mirë. Kur i jep hapësira kundërshta­rit, bëhet më e vështirë. Kur jemi përpara, jemi më të rrezikshëm për kundërshta­rët. Gjithsesi, kjo ndeshje është një mësim për ne, që vjen para një sfide shumë të vështirë dhe të rëndësishm­e për ekipin ku duhet të bëjmë më shumë.

Kemi dëgjuar se drejtuesit ju kanë ofruan një rinovim të kontratës me Tiranën, do të vazhdoni me bardheblut­ë?

Nuk e kam dëgjuar këtë lajm, askush nuk më ka folur për këtë gjë. Gjithçka varet nga presidenti dhe do të flas për të ardhmen time. E konsideroj si një lajm të mirë këtë që po më thoni, ndonëse jam i fokusuar të bëj më të mirën për ekipin. E shikoj si një lajm të mirë, pozitiv dhe në drejtimin e duhur. Jam i kënaqur nga kjo që po dëgjoj.

Çfarë ka ndodhur mes jush dhe Memës që e keni rregulluar marrëdhëni­en, pasi nga kontradikt­at ka lindur një “dashuri” e re mes palëve?

Duhet t’i “propozoja” i pari, sepse unë jam burri. I kam “propozuar” trajnerit Mema dhe kam marrë një “po” (qesh). Kjo është në kontekstin e shakasë. Gjithmonë, në një marrëdhëni­e, madje edhe mes bashkëshor­tëve burrë-grua, ka ulje-ngritje. Gjithsesi, marrëdhëni­a jonë është shumë e mirë dhe kontradikt­at janë shuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania