Panorama Sport (Albania)

Mema, në lot: Fitore për tifozët

“Skënderbeu na vuri në vështirësi, s’kisha shpresë për një rezultat pozitiv”

- LLAZI SARO

Trajneri i bardhe blubve, Ardjan Mema, nuk kishte përse të fshinte emocionet e fitores, madje ai u pa edhe me lot gëzimi në sy. Pas ndeshjes për “SuperSport”, tekniku evidenton se loja e ekipit ka ardhur duke u rritur ndeshje pas ndeshjeje, por ka akoma nevojë për përmirësim­e. Thekson se nuk e patën të lehtë në fillim, megjithatë Skënderbeu iu la hapësira në mbrojtje, të cilat lojtarët e tij i shfrytëzua­n më së miri. 49-vjeçari shpreson që fitorja e djeshme kundër kampionëve në fuqi t’i motivojë për derbin me Partizanin.

Duhet të jeni shumë i kënaqur me këtë fitore?

Më gëzoi fitorja, sidomos në këto momente që po kalon Tirana. Pikët janë shumë të rëndësishm­e dhe të luash kundër një ekipi të fortë si Skënderbeu tregon se skuadra ime ka forcën për të fituar ndryshe nga më përpara.

Që pas humbjes me Laçin, keni gjetur perfekten me ekipin tuaj?

Një trajneri i duhet koha e nevojshme për të shpalosur idetë e veta, filozofinë e veta. Gjithsesi, ekipi ka ardhur duke e rritur lojë, por kemi pasur oscilacion­e. Skënderbeu na ka vënë në vështirësi dhe nuk kisha shpresë se do të merrnin një rezultat pozitiv. Por futbolli është futboll dhe Skënderbeu na toleroi disi në fazën mbrojtëse dhe ne e shfrytëzua­m.

Mbrojtja a gaboi sot

(dje)?

Ka pasur në çdo repart probleme, jo vetëm në mbrojtje. Edhe në 2019 që s’kemi humbje, kemi pasur probleme. Kemi pasur oshilacion­e, por gjithsesi janë riparuar disi problemet dhe ekipi po shprehet

gjatë lojës

A ishte e njëjta taktikë si me Kukësin?

Pak a shumë është njësoj si ndeshja kundër Kukësit. E kemi pritur Skënderbeu­n në mesin e fushës dhe ka qenë manovër e jona ta godasim

kundërshta­rin në kundërsulm. Kemi pasur edhe dy mundësi të tjera, por nuk janë shfrytëzua­r siç duhet. Gjithsesi, ky është futbolli dhe jo çdo manovër mund të dalë e suksesshme.

Çfarë do të bëni nëse fitoni derbin javën tjetër,

meqenëse sot ju pamë të lotuar...

Ishte një moment që nuk e di çfarë ndodhi, në gëzim e sipër kemi pasur një emocion. U emocionova shumë, pasi kam qenë dhe pjesë e Skënderbeu­t. Më gëzoi shumë ai gol. Jemi bërë disi qaramanë (qesh). Unë kam qarë më shumë kur kemi humbur.

Pse nuk synoni sulmin kur e keni pikën e fortë?

Të them të drejtën, ekipi në pjesën e parë ka sulmuar. E kemi kontrollua­r ne në shumicën e rasteve topin, por kemi momente

paniku mbrapa. Ndoshta edhe unë duhet ta shikoj më me përparësi këtë pjesë. Sulmin e kemi më të fortë se repartet tjera. Unë jam munduar të luaj në grup e jo t’i besoj një reparti

A keni një dedikim për këtë fitore?

Kjo fitore nuk ka asnjë dedikim. Mos më bëni kështu pyetjesh, se emocionohe­m sërish (qesh). Tifozët dua t’i përshëndes dhe shpresoj që këto pikë të marra të na ndihmojnë dhe në derbin kundër Partizanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania