Panorama Sport (Albania)

Rikthim pas dy vitesh, Muça rrëfen emocionet

Mbrojtësi kishte 717 ditë që nuk luante në kampionat: Prej dhjetorit jemi më tepër familje

-

Gentian Muça u rikthye në fushë pas plot 717 ditësh. Për herë të fundit kishte luajtur me Tiranën në kampionat më 7 mars 2017. Në prononcimi­n pas triumfit ndaj Skënderbeu­t, mbrojtësi bardheblu u shpreh i lumtur që mundi diçka më të fortë, edhe pse asnjëherë nuk ka dashur të flasë për të kaluarën. Genti mendon se është gati edhe për derbin, por është trajneri Mema ai që vendos nëse do ta aktivizojë sërish.

Si ndiheni pas asaj që keni kaluar...?

Kam kaluar disa peripeci, por nuk e kam mendjen atje. Dua të rikthehem sa më shpejt në fushën e lojës. Falënderoj Ngonë që bëri gol në minutat e fundit dhe më dha mundësinë që të debutoja. E keni mendjen te derbi?

Një fitore në Korçë është një motivim më shumë që nuk ka lidhje me derbin.

Si e shihni Tiranën tashmë pas kësaj fitoreje?

Unë kam që nga fundi i korrikut që i jam bashkuar ekipit. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Ka ndryshuar përgatitja e lojtarëve. Jemi më tepër familje se para dhjetorit.

Kur mendoni do jeni 100 % gati për lojën?

Mua edhe para një muaji të më pyesje do të thosha jam gati, sepse vërtet ndihem gati. Dëshirën e kam, pse jo që javën tjetër të jap kontributi­n tim, jo vetëm mbrapa, por edhe para.

Prania juaj mund ta ndih- mojë skuadrën, qoftë edhe me fjalë...

Unë me dëshirën më të madhe i kam qëndruar ekipit pranë. Tirana ka nevojë për të gjithë, aq më tepër në momentet e sikletshme që kaluan. Çështjen e rikthimit e kam pasur motiv më vete, pavarësish­t se e kam kaluar, e shoh veten më shumë protagonis­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania