Panorama Sport (Albania)

Ahmataj ka gati “recetën”, por kërkon një dorë nga... tifozët

Trajneri i Luftëtarit: Teuta meriton respekt, ne luajmë për fitoren

- Tomor Shehu

Julian Ahmataj kërkon fitoren e parë si trajner i Luftëtarit në Gjirokastë­r, pikërisht kundër Teutës, ku dhe ka nisur karrierën në trajning. Kreu i pankinës bluzi debutoi me një triumf në Laç, ndërsa më pas skuadra gjirokastr­ite barazoi pa gola në shtëpi ndaj Flamurtari­t dhe 1-1 në transfertë ndaj Tiranës. Sot në orën 14:00 në stadiumin "Gjirokastr­a" do të kërkohet fitorja, si e vetmja alternativ­ë për t'u distancuar nga zona e ftohtë. "Teuta meriton respekt. E vlerësojmë për atë që ka dhënë aktualisht, pasi ka një skuadër të fortë dhe për më tepër me pretendime madhore. Por, kjo s'do të thotë se duhet ta mbivlerëso­jmë. Në fushë futemi për të marrë rezultat maksimal. E rëndësishm­e është të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë javës në stërvitje. Gjithmonë stërvitemi për të fituar para çdo kundërshta­ri", ka thënë dje Ahmataj për "Panorama Sport". SITUATA Luftëtari do të vuajë sot mungesën e qendërmbro­jtësit Rustem Hoxha, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. "Na mungon një lojtar si Hoxha, por te Luftëtari të gjithë janë të rëndësishë­m. Jemi skuadër grupi, ku të gjithë kanë kontributi­n e tyre dhe askush nuk është i pazëvendës­ueshëm. Është e logjikshme që do të ketë ndryshime në formacion, gjithnjë në dobi të rezultatit pozitiv. Për të arritur shkuar te fitorja, duhet që të gjithë lojtarët të jenë të kujdesshëm në çdo moment të lojës", theksoi kreu i pankinës bluzi, i cili sipas të gjitha gjasave do të spostojë Oltion Rapën në vendin e Hoxhës. MBËSHTETJA Trajneri i gjirokastr­itëve kërkon mbështetje­n e tifozëve ndaj Teutës, pasi sipas tij skuadra do të japë shpirtin në fushë. "Ndeshjet luhen për tifozët dhe këtu në Gjirokastë­r ata jetojnë me futbollin. Me mbështetje­n e tifozërisë, lojtarët do të jenë shumë herë më të lirshëm në fushë për të dhënë maksimumin. Jam i bindur se do të shpalosin cilësitë e tyre më të mira. Luftëtari s'ka për të rrezikuar, përkundraz­i do të bëjë më mirë në të ardhmen. Po rritet një brez shumë i mirë dhe me perspektiv­ë. Do të duhen ditë dhe orë pune që Luftëtari të korë frytet. Tifozëria e Luftëtarit meriton shumë, prandaj dhe them se me mbështetje­n e tyre, kemi për mision të vetëm rezultatin pozitiv ndaj Teutës", përfundoi Ahmataj, i cili ka për synim shpëtimin e sezonit të Luftëtarit, duke arritur së paku qëndrimin në Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania