Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi “firmos” vetëm për fitoren

"Osmani një mungesë e madhe, por sot duhet të tregojmë se mund t'ia dalim edhe pa atë"

- ANARILDO ALIA

Teuta rikthehet në Gjirokastë­r, aty ku kujtimet në vitet e fundit nuk është se kanë qenë të mira. Në fazën e parë pësoi një humbje 3-1 ndaj Luftëtarit, ndërsa sot durrsakët synojnë të blindojnë vendin e dytë. Pas fitores me Kukësin, skuadra ka arritur të fitojë besimin e munguar në vetvete dhe tani kërkon një tjetër triumf ndaj një kundërshta­ri të vështirë. Në një prononcim për "Panorama Sport", numri një i pankinës durrsake, Bledi Shkëmbi, shprehet se ekipi tij shkon me moralin e duhur në takimin e radhës dhe dëshirën për të marrë vetëm tri pikët. Mungesa e Osmanit ia ka prishur disi planet Shkëmbit, por gjithsesi ai beson se sot në fushë të gjithë do ta justifikoj­në besimin e tij.

Bledi, Teuta vjen pas një përmbysjej­e të madhe si ajo me Kukësin. Sa ka ndikuar ajo fitore te morali i skuadrës?

Natyrisht, ishte një fitore shumë e rëndësishm­e ndaj një rivali direkt dhe kryesorja është që ai takim ka shërbyer shumë te morali i ekipit. E shoh që ka ndikuar për mirë deri tani. Kemi pasur një javë shumë të rëndësishm­e përpara dhe duam të vijojmë serinë e rezultatev­e pozitive.

Ndeshja e radhës luhet në Gjirokastë­r, një transfertë nga e cila dolët i mundur në fazën e parë. Si e shihni këtë përballje?

Do të luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë, e cila në këto javë të fundit po bën mirë dhe s'do jetë aspak e lehtë për ne. Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar, e vështirë, por mendoj se jemi në një formë të mirë fizike dhe psikologji­ke për të fituar ndaj Luftëtarit. E kemi vlerësuar kundërshta­rin në maksimum dhe duam të kthehemi me tri pikët.

Jeni në vendin e dytë, ky pozicion ju krijon presion apo motivim për më shumë?

Është një pozicion që patjetër të imponon vetëm motivim. Unë e kam thënë edhe më përpara që presioni është i vazhdueshë­m përpara çdo takimi, pavarësish­t kundërshta­rit apo ecurisë. Presioni duhet të kthehet në motivim dhe jam i bindur që vendi i dytë vetëm na motivon për të

bërë akoma më mirë.

Maksimumi i skuadrës është vendi dytë apo shihni akoma edhe më lart?

Maksimumi i kësaj skuadre është që duhet të fitoje ndeshje pas ndeshjeje. Vendi që do jemi në fund të kampionati­t do të jetë maksimumi i kësaj skuadre. E rëndësishm­e është t'i marrim takimet hap pas hapi.

A do të ndikojë mungesa e Osmanit?

Mendoj se në një ekip kur mungon kapiteni ndihet shumë. Kështu ndodh edhe te ne. Osmani është një lojtar shumë i rëndësishë­m për ne, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Gjithsesi, kemi në organikë lojtarë të aftë për ta zëvendësua­r, me eksperienc­ën dhe kualitetin e duhur për të bërë që mungesa e Tefikut të mos ndihet.

Të gjithë janë kuriozë për të parë nga minuta e parë dyshen Bushiç-Latif. Është e mundur që Teuta ta nisë ndeshjen me të dy titullarë?

Është diçka që ne e kemi menduar, por akoma nuk e kam vendosur. Të shohim.

Shtatë pikë është diferenca me Partizanin. A keni ndonjë peng nga ndeshjet e kaluara ku keni bërë hapa fals në shtëpi?

Futbolli më ka mësuar të mos kem pengje, sepse ka një gjë të mirë, që kampionati është javë pas jave dhe në këto javë ke mundësi të rikuperosh. Këtë gjë vazhdojë ta mbaj dhe tani që jam këtu në rolin e trajnerit. Për fat të mirë, ne ato gabime që mund të kemi bërë, kemi ndeshje përpara për t'i rregulluar apo rikuperuar nëse jemi të zotët.

Jeni i kënaqur vetëm me fitore ndaj Luftëtarit apo edhe një barazim do të ishte i pranueshëm?

Patjetër që fitore. Ne do të shkojmë atje për të fituar takimin. Duhet të hyjmë me dëshirën e duhur, besimin maksimal dhe e theksoj që do të hyjmë për të marrë tri pikë. Pastaj do jenë 90 minutat ato që do japin rezultatin në fund.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania