Panorama Sport (Albania)

Ribaj: Flamurtari merr pikë

“Klubi e ka grupin për të zëvendësua­r largimet, për pikë në kryeqytet”

- ERMAL SIKA

Flamurtari nuk do të dalë pa pikë nga transferta e Tiranës”. I këtij mendimi është sulmuesi i Flamurtari­t, Andi Ribaj. Pavarësish­t vështirësi­ve, Ribaj premton se skuadra do të japë maksimumin ndaj Partizanit. Sulmuesi i dha epërsinë Flamurtari­t në fitoren 2-0 kundër Skënderbeu­t në javën e kaluar dhe duket se ka rigjetur veten. Ribaj shpreson të jetë deciziv për vlonjatët edhe në ndeshjet e tjera, duke nisur nga Partizani. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, Ribaj ka deklaruar se pas golit është çliruar dhe premton maksimumin edhe në takimin e sotëm. “Ndihem i lumtur për golin që i shënova Skënderbeu­t. Goli e çliron çdo lojtar. Do të vazhdoj të bëj punë time sa më të mirë, të luaj dhe do të mundohem të shënoj sa më shumë. Partizani është ekipi më i mirë për momentin. Në këto kushte ne e kemi vlerësuar maksimalis­ht takimin. I kemi marrë të gjitha masat që të arrijmë një rezultat pozitiv nga kjo përballje. Them se do të realizojmë këtë gjë”, tha fillimisht sulmuesi. Dy ditë më parë, Idriz Batha, ish-kapiteni i Partizanit, ka postuar një video në “Instagram” ku shfaqet Lejdi Liçaj duke bërë “magji” për ndeshjen e sotme. Ai madje parashikoi edhe sfidën, ku shprehet: “0-1, kundërsulm me gol të Ribajt”. Për këtë besëtytni sulmuesi fierak u shpreh: “Ishte një shaka e momentit, shpresoj të dalë edhe ajo batutë e Lejdit”.

LARGIMET - Flamurtari ka pasur shumë largime në nisje të këtij viti kalendarik, dy të fundit ishin Agustin Torasa dhe Albi Alla. Andi Ribaj ka bindjen se Flamurtari ka kontingjen­tin e lojtarëve për të zëvendësua­r largimet. “Ka pasur largime, kjo dihet. Besoj se do i zëvendësoj­më ato, pasi Flamurtari e ka grupin”, tha sulmuesi. I pyetur për çështjen e financave dhe pagat e padhëna, si dhe për frymën në ekip pas kësaj situate, sulmuesi 29-vjeçar u shpreh: “Kemi një frymë shumë të mirë në grup. Djemtë janë shumë entuziastë. Për problemet e tjera përgjigjen drejtuesit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania