Panorama Sport (Albania)

Trashi për rivalët: Teuta para Kukësit, Bicaj të shikojë renditjen

Mbrojtësi: Të kalojmë Flamurtari­n, pastaj flasim për derbin

- Si e shikoni nga jashtë,

Lorenc Trashi është një nga pikat e forta ku bazohet Partizani i trajnerit Skënder Gega në marshimin drejt titullit kampion. Mesfushori i natyralizu­ar si mbrojtës i majtë, pohoi se presioni nuk ka efekt te “demat”, të cilët do të kërkojnë rikthimin te fitorja ndaj Flamurtari­t. Sa u përket rivalëve, Trashi e shikon Teutën më mirë se Kukësin, të cilin nuk e anashkalon. Mbrojtësi nuk preferon të replikojë me thumbimet e ish-shokut të ekipit, Ditmar Bicaj, që luan te Teuta. Por sipas tij, shifrat e Partizanit të këtij sezoni bëjnë diferencën me të shkuarën. Në fund Trashi u pyet edhe për Kombëtaren, që pa dyshim e ka si një ëndërr.

Rivali direkt duket me shumë cilësi, a ndihet te Partizani presioni nga ndjekësit?

Në përbërje të ekipit kemi disa lojtarë me moshë të re. Normal që tek ata do ketë trysni, por trajneri mundohet ta largojë atë presion duke punuar edhe në anën psikologji­ke. Deri tani ecuria ka treguar se nuk ka pasur presion aq të madh. Normalisht presioni ekziston, por jo ta reflektojm­ë në fushë.

Kukësi apo Teuta ka më shumë cilësi që t’ju rivalizojë?

I vlerësoj që të dyja ekipet, si Teutën ashtu edhe Kukësin, pasi kanë skuadra dhe staf shumë të mirë dhe ndaj janë në ato pozita. Për mendimin tim personal, Teuta ka një grup më të mirë, pa e anashkalua­r Kukësin.

Pas humbjes në Laç, a mund të themi se ndeshja me Flamurtari­n vjen në momentin e duhur, pasi ata kanë probleme dhe pas këtij takimi vjen derbi? Nuk mendojmë për derbin, por për Flamurtari­n. Vijmë pas një humbjeje me Laçin dhe me vlonjatët e shikojmë shumë të vështirë. Nuk duhet të mendojmë për largimet e tyre, grupin e kanë pak a shumë. Alla nuk ka luajtur shumë, Torasa ka qenë në formacion gjithnjë. Kështu që vetëm një lojtar u është larguar. Do jetë një kundërshta­r agresiv, ashtu siç e tregoi me Skënderbeu­n. Të kalojmë fillimisht Flamurtari­n, pastaj flasim për derbin.

Administra­tori Idrizi beson te fitorja e Flamurtari­t. Si e shikoni këtë deklaratë të kreut të klubit vlonjat?

Këto janë mendime personale të presidenti­t të Flamurtari­t dhe normalisht që do të mbrojë ekipin e tij, duke punuar edhe në aspektin psikologji­k. Kush do të bëjë më mirë do ta fitojë ndeshjen. Fusha tregon gjithçka, sa vlejnë skuadrat dhe lojtarët.

Kur je i pari, normalisht që edhe do sulmohesh. Ngacmime ka pasur edhe nga ish-ë shokë skuadre që janë te Teuta. Madje, Bicaj ka thënë se ky është Partizani më i dobët i 5 viteve të fundit. Ju jeni pjesë e skuadrës në këto 5 vite, si e vlerësoni këtë thënie të tij?

Është e vërtetë që jam në vitin e pestë te Partizani, por nuk dua të merrem me deklaratën e Bicit. Ai ashtu e sheh dhe e gjykon. Mendoj se ky Partizan nuk është ai që thonë të tjerët, por ai që duket dhe është në vend të parë. Nuk kemi qenë ndonjëherë me diferencë kaq të madhe me ekipet e tjera. Është e kotë të komentoj deklaratat e të tjerëve, kur ne shumë mirë e kemi treguar gjithçka me rezultate dhe punë. Kemi qenë me këmbë në tokë gjithmonë.

Në mars nisin eliminator­et e Kombëtares. A e keni një sy nga lista e trajnerit Panuçi?

Më bëhet shpesh kjo pyetje. Unë vazhdoj të punoj. Çdo lojtar e ka ëndërr Kombëtaren. Në fund është puna e tij, zgjedh ai. Si tek ekipi ynë, ku në fund vendos trajneri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania