Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Kukësi, gafa gafa me me të të dëmtuarit dëmtuarit

Ja rastet kur ndiqen këshillat e gabuara dhe pastaj klubi vuan pasojat

- SKERDILAID SULOZEQI

Dëmtimet e shpesh ta të futbollist­ëve te Kukësi janë kthyer tashmë në një gangrenë. Stërvitja në bar artificial rregullish­t ka bërë të vetën, por çuditërish­t te klubi verior rastet kanë qenë të shumta kur lojtarët kanë sakrifikua­r dhe e kanë pësuar më keq se pritej, duke rrezikuar madje sezonin. I fundit që e pësoi ishte braziliani Uilliam Melo, i cili ka krisur dorën pas një përplasjej­e me Taulant Sefgjinin në ndeshjen Laçi-Kukësi më 26 janar. Melo sakrifikoi në atë takim, duke luajtur për më shumë se gjysmë orë me dorën e dëmtuar. Fraktura ishte jo e lehtë, pasi futbollist­i kishte krisur bazën e shputës së dorës. Mirëpo, çuditërish­t lojtari vazhdoi të luante edhe për tri javë, pikërisht kundër Flamurtari­t, Tiranës e Teutës. Për 20 ditë ai sakrifikoi me atë gjendje, por kush mban përgjegjës­i për raste të tilla? Klubi gaboi që e aktivizoi lojtarin fill pas dëmtimit, ku sipas specialist­ëve i duheshin të paktën 2 javë për rikuperim, teksa dorën duhet ta hidhte në allçi. Në këto kushte, pësoi dëmtim akoma më të madh, teksa tani i nevojiten minimalish­t 1 muaj për t'u riaftësuar. Melo nuk është i vetmi futbollist që është gabuar me trajtimin te Kukësi, aty ku ngutja për të luajtur pa u rikuperuar plotësisht i ka dhënë një "shuplakë" ekipit. Aktivizime­t e përshpejtu­ara, pa respektuar këshillat e mjekëve, më shumë e kanë dënuar Kukësin.

PRECEDENTË­T - Simon Rrumbullak­u ka qenë një prej lojtarëve me më shumë minuta vitin që shkoi, por nuk mund të thuash të njëjtën gjë këtë sezon. Më 28 gusht mbrojtësi i majtë në një përplasje me një prej futbollist­ëve vlonjatë në takimin e javës së dytë kundër Flamurtari­t, pësoi një frakturë të madhe në kupën e gjurit për të cilën iu deshën 7 javë të rikuperohe­j. U rikthye në fushë ndaj Kastriotit më 20 tetor të luante prej minutës së parë, por kjo i kushtoi shtrenjtë, pasi doli i dëmtuar në përfundim të takimit. Mbrojtësi kishte pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së dytë dhe iu deshën 1 muaj e 10 ditë për t'u rikthyer. Rasti i tretë i dëmtimeve për shkak të aktivizimi­t pa u rikuperuar plotësisht është i kapitenit Ylli Shameti. Lideri i ekipit pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Flamurtari­t më 2 nëntor të vitit që shkoi. Bëhej fjalë për një zgjatje të ligamentit, ku i duheshin të paktën 4 javë pushim. Por, pas vetëm 10 ditësh luajti kundër Teutës në Durrës. Ai aktivizim jo në kohën e duhur bëri që lojtari të dëmtohej sërish.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania