Panorama Sport (Albania)

Malaj “presion” Kukësit: Ka probleme, Kamza do tri pikë

- Abdulla Dushku

Kamza po bëhet gati për të sfiduar Kukësin, një ndeshje që do të luhet nesër në orën 14:00 në stadiumin "Elbasan Arena". Me ardhjen e trajnerit të ri, Gentjan Stojku, lojtarët kanë një tjetër motivim në stërvitje. Megjithatë, për mesfushori­n e Kamzës, Argjend Malaj, e rëndësishm­e është që klubi të mos bëjë më ndryshime në pankinë. Në një bisedë për mediat, kosovari ka thënë ndër të tjera se Kamza do të kërkojë të shfrytëzoj­ë në maksimum problemet e Kukësit. "Për t'u ambientuar dhe përshtatur me trajnerët është mjaft e vështirë për ne lojtarët. Deri sa të ambientohe­sh me një trajner, është një kohë e humbur, por shpresojmë që të vazhdojmë deri në fund me trajnerin Stojku. I urojmë atij suksese deri në fund të sezonit dhe shpresojmë të kemi një bashkëpuni­m të mirë. Situata nuk është e mirë për pozicionim­in tonë dhe duhet të shohim përpara. Kemi humbur një ndeshje ndaj një rivali direkt si Kastrioti, por gjithsesi kjo nuk duhet të na bëjë që të humbasim shpresat dhe të ulim kokën", deklaroi Malaj. SITUATA - "Ne duhet të shohim më tej te ndeshjet e radhës, pasi ka ekipe të tjera që ne mund të fitojmë dhe se kampionati vijon të ketë edhe mjaft takime në fushë. Vërtet Kastrioti na mposhti, por mund të fitojmë me skuadra të tjera. Besoj se do ia dalim të arrijmë objektivin tonë, të mbijetojmë në Superiore", shtoi mesfushori. NDESHJA - Kamza është vetë në krizë, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kukësin, paçka se skuadrat kanë objektiva të ndryshme këtë kampionat. "Kukësi ka një ekip me lojtarë me cilësi, por ashtu si ne, nuk është në një situatë të mirë. Do të mundohemi ta shfrytëzoj­më këtë moment të kundërshta­rit. Megjithatë, as barazimi nuk do na bënte punë, kështu që mbetet që skuadra jonë në këtë takim të synojë fitoren për të marrë tri pikët, sepse jemi mjaft deficitarë në renditje", përfundoi titullari i Kamzës, i cili luan sezonin e tij të dytë me këtë fanellë pas Tiranës dhe Skënderbeu­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania