Panorama Sport (Albania)

Elvi Berisha trondit Laçin, jashtë fushave mbi një muaj

-

Mesfushori i talentuar, Elvi Berisha, do të mungojë gjatë për Laçin. Një përplasje me Trashin e Partizanit gjatë ndeshjes së fundit ka bërë që i riu të dëmtohet rëndë dhe tashmë do t'i duhet minimalish­t gjashtë javë për t'u riaftësuar. Si për ironi të fatit, mesfushori me tipare sulmuese, i ardhur te Laçi në verën e vitit të kaluar, u dëmtua në momentin e tij më të mirë. 19vjeçari konfirmoi edhe vetë përmes një postimi në rrjetet sociale se do të qëndrojë jashtë fushave 4 deri në 6 javë. "Rrëzohesh shtatë herë dhe ngrihesh tetë. 4-6 javë jashtë fushave", shkruante Berisha. Ky dëmtim ia prish jo pak planet trajnerit Besnik Prenga, i cili po improvizon jo pak në fazën ofensive, aty ku lojtarët e ardhur gjatë merkatos së janarit ende nuk janë ambientuar me grupin. Ky sezon po rezulton i pafat për disa lojtarë te Laçi, pasi Berisha nuk është i pari që dëmtohet. STËRVITJA Nesër Laçi do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit. Përveç Berishës së dëmtuar dhe njëkohësis­ht të pezulluar për këtë javë prej kartonëve, trajneri Prenga do të ketë të gjithë pjesën tjetër të grupit në dispozicio­n. Tri ditë më parë u kthyen në stërvitje edhe lojtarët që munguan ndaj Partizanit. Abdurrahma­n Fangaj, Denis Pjeshka dhe sulmuesi nigerian, Antoni Okputo, do të jenë gati për nesër. Nga ana tjetër, mesfushori kroat, Ivan Galiç, si dhe mbrojtësi i majtë, Irlian Ceka, vazhdojnë të stërviten me një ngarkesë më të ulët se pjesa tjetër e grupit. Dëmtimet që kanë pësuar në gju, i pari në fillim të sezonit dhe i dyti vetëm një muaj më parë, kanë bërë që të jenë disi mbrapa dhe do të duhet kohë që të kapin ritmin. Gjithsesi, e sigurt është që të dy do të jenë një forcë e shtuar në vazhdimësi­në e sezonit. Ceka është pjesë edhe e Kombëtares U-21, teksa vjen pas eksperienc­ës me të rinjtë e Lacios. Mbrojtësi i majtë ka nisur stërvitjen me kurbinasit që në dhjetor, por u dëmtua në janar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania