Panorama Sport (Albania)

Herald Marku: Ja pse Kastrioti mbijeton në elitë

- Bujar Balliu

Kastrioti do të synojë triumfin e radhës, këtë herë ndaj Laçit në fushën e stadiumit "Niko Dovana". Klubi krutan do të jetë pritës në Durrës për shkak të dënimit të fushës, por kjo nuk i step lojtarët e Kastriotit. Ai që po shfaq formë të mirë në skuadrën krutane në këtë pjesë të dytë të sezonit është edhe mesfushori Herald Marku. 22-vjeçari është njëri ndër lojtarët kryesorë, madje duke arritur që të jetë protagonis­t në disa ndeshje. Në prag të përballjes me kurbinasit, ai flet për "Panorama Sport" në lidhje me gjendjen aktuale të skuadrës, ndeshjen me Laçin dhe synimet e krutanëve për vazhdimësi­në. Mesfushori - "Që nga fillimi javës kemi punuar intensivis­ht edhe gjendja emocionale e ekipit ka qenë shumë e mirë pas fitoren me Kamzën, i cili është një kundërshta­r direkt. Kjo fitore na bëri që stërvitja gjatë gjithë javës të ishte me një harmoni të plotë. Mënyra se si po i zhvillojmë ndeshjet, stërvitjet, harmonia që ka grupi. Është kjo besoj fryma e grupit që më bën të mendoj se ne do qëndrojmë në kategori", ka thënë fillimisht Marku, për t'u futur direkt në temën e ndeshjes së radhës. "Është një sfidë shumë e vështirë, pasi të gjithë e njohim ekipin kurbinas. E kemi vlerësuar maksimalis­ht, duke ditur tashmë pozicionin ku jemi, çdo ndeshje për ne është si një finale dhe çdo përballje ka specifika të ndryshme përgatitje­je për t'iu përshtatur kundërshta­rit që ne luajmë. Ka qenë një javë intensive përgatitje­sh, si nga ana fizike dhe ajo taktike dhe besoj se do të jemi plotësisht gati për takimin e së dielës. Do të japim më të mirën tonë në mënyrë që të marrim fitoren", deklaroi mesfushori, i cili komentoi më pas edhe faktin që do të luhet në fushë asnjanëse. "Deri diku mund të ndikojë kryesisht te pjesa e tifozërisë, pasi dihet që janë mbështetës të fortë të ekipit të Kastriotit. Në Fushë-Krujë na kanë mbështetur maksimalis­ht, sidomos ndeshjet e fundit. Megjithatë, besoj se edhe në Durrës do kemi një numër të konsiderue­shëm tifozësh".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania