Panorama Sport (Albania)

Çudira shqiptare, ekipet shkëmbejnë stadiumet

Klubet janë të dënuara dhe nuk luajnë në fushat e tyre

- BESAR BOZGO

Futbolli shqiptar ofron gjithmonë çudira dhe situata qesharake. Më e fundit vjen nga kampionati i Kategorisë së Parë ku një pjesë e skuadrave i kanë stadiumet e tyre të dënuara. Konkretish­t, tri ekipe nuk mund të luajnë dot në fushat përkatëse, për shkak të dënimeve që kanë marrë nga Komisioni i Disiplinës. Erzeni, Egnatia dhe Tomori i kanë fushat e dënuara. Shijakasit dhe rrogozhina­sit kanë gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme duke shkëmbyer stadiumet. Erzeni do të luajë në Rrogozhinë ndeshjen ndaj Vorës, ndërsa Egnatia do të presë Apoloninë në stadiumin "Tofik Jashari" të Shijakut. Në këtë situatë kur të gjitha ndeshjet duhet të luhen në të njëjtën orë dhe datë, duke qenë se pas tyre përcaktohe­t kalendari i fazës së tretë, dy klubet kanë gjetur zgjidhjen për të shkëmbyer stadiumet.

TOMORI

Skuadra beratase ka qenë më e penalizuar­a gjatë 10 ditëve të fundit për sa u përket dënimeve të dhëna nga Komisioni i Disiplinës. Përveç dy humbjeve në tavolinë me Apoloninë dhe Bylisin, si edhe heqjen e tri pikëve nga klasifikim­i, Tomori është dënuar edhe me katër takime në fushë asnjanëse. Dhe sfidën e sotme ndaj Elbasanit, beratasit kanë vendosur ta zhvillojnë në Ballsh. Tomori ka shfrytëzua­r faktin që Bylis luan jashtë këtë javë dhe ka zgjedhur stadiumin "Adush Muçaj" për të pritur verdheblut­ë. Kujtojmë se në mesjavë, beratasit zhvilluan edhe një miqësore me Bylisin pikërisht në këtë stadium. Edhe Veleçiku kishte përplasje me Vllazninë për sa i përket fushës se ku do ta luajë ndeshjen e sotme ndaj Shënkollit. Dje në mesditë, me ndërhyrjen e FSHF-së, është vendosur që Veleçiku të zhvendoset në Pukë për të luajtur takimin e sotëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania