Panorama Sport (Albania)

Kampionat Kampionat tjetër tjetër për për Tomorin Tomorin

Dy mungesa titullarës­h ndaj Elbasanit, ndeshja do të luhet në Ballsh

- ERIS SYLYKU

Tomori do të luajë në fushë asnjanëse ndeshjen e sotme kundër Elbasanit. Dënimi me katër ndeshje jashtë fushe nga Komisioni i Disiplinës dhe pa praninë e tifozëve ka bërë që skuadra nga qyteti i gurtë të spostohet në Ballsh. Kjo është një marrëveshj­e dypalëshe e bërë midis klubeve përkatëse, të cilat kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e për të dyja ekipet që do kërkojnë fitoren. Tomori dhe Elbasani luftojnë për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Në fillim të sezonit, skuadra synonte Superioren, ndërsa tashmë do t’i duhet të luftojë fort për mbijetesën. Në këtë takim vihet re mungesa e dy futbollist­ëve kryesorë të skuadrës, Ditmir Beci dhe Genald Sharavolli, të cilët kanë plotësuar numrin e kartonëve të lejueshëm. Në radhët e Tomorit është rikthyer edhe futbollist­i Endri Mersini, i cili duket se tanimë e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe është gati për t’u aktivizuar. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, futbollist­i Mirel Duka ka folur me superlativ­a për skuadrën e tij, ku beson plotësisht se mund t’ia dalë ndaj Elbasanit. “Ndeshja me Elbasanin ka rëndësinë e vet, por ne jemi përgatitur për t’i bërë ballë çdo situate. Tomori ka një skuadër cilësore dhe kjo nuk vihet aspak në dyshim. Në këtë sfidë kërkojmë vetëm 3-pikëshin, pasi çdo rezultat tjetër do të ishte një zhgënjim. Nuk druhemi dhe pas atyre që na bënë. Jemi më të fortë dhe këtë do e tregojë fusha”, e mbylli Duka prononcimi­n e tij. Diferenca aktuale mes Tomorit dhe Elbasanit është pesë pikë, ndërsa pas ndeshjes përgjysmoh­en pikët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania