Panorama Sport (Albania)

Misteri i Rojs, vazhdon mallkimi

-

Marko Rojs ka treguar në këtë sezon se është një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e Borusias. Në 20 ndeshjet e para, Rojs e nisi lojën nga minuta e parë 19 herë. Por kapiteni mungon prej disa javësh dhe Borusia ka ulur ndjeshëm marshin drejt titullit kampion. Të dielën ai nuk do të jetë në Leverkusen me skuadrën, këtë e bëri të ditur trajneri Lusien Favre në konferencë­n para ndeshjes me "Aspirinat". 13 gola dhe 19 asiste janë shifrat e sulmuesit që nuk luan që nga ndeshja me Lajpcigun. Dëmtime të njëpasnjës­hme, koha për rikuperim është e pakët. Sezoni ka ardhur në pikën më kulminante të tij. Në të gjithë sfidat e fundit të luajtura pa gjermanin, Borusia nuk ka arritur të fitojë asnjë takim. Në fazën e parë kapiteni lulëzonte në Dortmund duke tërhequr skuadrën për dore. Një ekip që filloi t'i habiste të gjithë në Gjermani, aq sa Bajerni i Mynihut u la në hije për shumë javë. Në ndeshjen direkte me bavarezët, Rojs ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Kapiteni gëzon respekt maksimal nga tifozët e tribunës jugore falë shprehjes së famshme: "Bajerni nuk do të ketë kurrë shansin të më shohë me fanellën e tij". Fjalë besnikërie drejt tifozëve që kanë vuajtur shumë shkëmbimet në aksin Dortmund-Mynih. Të rikthehemi te fusha e lojës ku 29-vjeçari mban vendin e parë në skuadër për rastet e pastra të krijuara. Vetëm Robert Levandovsk­i i Bajernit ka bërë më mirë në këtë sezon. Pa Rojs në fushë Borusia nuk ka arritur të ketë asnjë rast të pastër për ndeshje. Në 19 takime me kapitenin në fushë, skuadra ka arritur 14 fitore, një mesatare prej 2.4 pikësh për ndeshje. Një tregues i qartë ky për ndikimin e tij te loja e verdhezinj­ve. Varësia është e dukshme dhe ajo që shqetëson trajnerin Favre është fakti se asnjë lojtar në ekip nuk ka arritur ta zëvendësoj­ë atë. Sanço në krahun e djathtë e ka pasur shumë të vështirë të krijojë raste me një Gëce të pafuqishëm për të tërhequr përpara drejt portës kundërshta­re. Pako Alkaser gjithashtu vuan një dëmtim dhe nuk ka qenë në gjendje të bëjë heroin ashtu si në sfidat e kaluara. Ndaj Leverkusen­it vendi i parë është në dyshim me Bajernin që është gati të përfitojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania