Panorama Sport (Albania)

Joviç-Haler e Rebiç, Interi të bëjë kujdes

-

Kjo është ndeshja e parë që dy skuadrat Interi dhe Frankfurti do të luajnë me njëratjetr­ën në kompeticio­net europiane. Të dyja e kanë fituar më parë Kupën Uefa. Trajner i skuadrës gjermane është Hyter, i cili mori drejtimin e ekipit pas largimit të Niko Kovaçit. Ata arritën rekord pikësh në fazën e grupeve ashtu si Salcburgu. Kanë në përbërje një lojtar që duhet pasur frikë si Luka Joviç, bomberi që në Gjermani po thyen edhe Levandovsk­in. Frankfurti renditet në vendin e shtatë në Bundesligë, por ka një sulm të frikshëm. Në këtë sezon ka gjetur rrjetën 59 herë dhe në vitin 2019 është ende e pamposhtur, edhe pse në 5 nga 7 ndeshje ka pasur barazim. Vitin e kaluar arritën të siguronin pjesëmarrj­en në Europë duke mundur Bajernin në finalen e Kupës së Gjermanisë. Në grupe kishin Lacion, Marsejën dhe Apollonin. Arritën t’i mposhtnin të gjithë kundërshta­rët dhe siguruan 18 pikë me 17 gola të shënuar. Në fazën e 1/16-ave eliminoi Shahtjorin, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, fitoi 4-1 të dytin me golat e Haler, Joviç dhe Rebiç. Tre sulmuesit më të rrezikshëm të formacioni­t gjerman kanë shënuar 44 gola në të gjitha kompeticio­net. Në kampionat ndodhen në vendin e 7 dhe kërkojnë konfirmimi­n sërish në Ligën e Europës. Vetëm skuadrat si Dortmundi, Bajerni, Gladbahu dhe Hofenhajmi kanë shënuar më shumë sesa Frankfurti. Moduli i gjermanëve është 3-4-1-2, që e lejon trajnerin Adi Hyter të mbrohet mirë dhe të marrë frytet e kundërsulm­eve në repartin e avancuar. Dyshja Haler-Joviç janë duke bërë gjëra spektakola­re dhe mjaft të bukura në këtë sezon, por zikaltrit duhet të kenë kujdes edhe nga Rebiç. Kapiteni i skuadrës është David Abraham, mbrojtës argjentina­s me pasaportë italiane i lindur në vitin 1986. Ndodhet te Frankfurti që prej vitit 2015, por po kalon një vit të vështirë për shkak të problemeve fizike. Ylli i ekipit është Luka Joviç që në 30 ndeshje të këtij sezoni ka shënuar 20 gola. Në Gjermani ai lë pas lojtarët si Levandovsk­i dhe Rojs.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania