Panorama Sport (Albania)

Lamtumirë Inter, Modriç do rinovojë kontratën me Realin

Kroati mund ta mbyllë karrierën më Madrid

-

Lamtumirë Inter! Luka Modriç ka vendosur të qëndrojë te Reali i Madridit. Gazeta madrilene “MARCA” ka shkruar se kroati ka gjetur marrëveshj­en për rinovimin e kontratës me presidenti­n Florentino Perez dhe do ta mbyllë karrierën në kryeqyteti­n spanjoll. Mesfushori fitues i “Topit të Artë” do të zgjasë kontratën deri në vitin 2021, kur të jetë 36 vjeç. Në këtë mënyrë, ai do të bëhet lojtari me rrogën më të lartë në skuadrën “galaktike”. Në këtë mënyrë shuhet ëndrra e Interit, që e ndiqte që prej verës së kaluar: një tratativë që nuk arriti të zyrtarizoh­ej kurrë, pavarësish­t dëshirës së Modriçit për të nisur një tjetër aventurë. Por ishte rezistenca e Realit të Madridit që ndryshoi planet e Interit dhe bëri që drejtuesit zikaltër të hidheshin në sulm për një tjetër kroat: Ivan Rakitiç. Mesfushori i Barcelonës është 3 vite më i ri sesa bashkëkomb­ësi i tij dhe është në listën e lojtarëve që do të largohen nga katalanasi­t.

U RIKTHYE- Pas një nisjeje negative të sezonit futbollist­ik, Luka Modriç është rikthyer i rëndësishë­m dhe i paprekshëm për formacioni­n e Santiago Solarit. Botërori i zhvilluar në Rusi bëri që veterani të humbte shumë energji dhe të mos kapte në kohën e duhur ritmin me skuadrën “galaktike. Ai vuajti edhe nisjen e dobët të sezonit nga e gjithë skuadra dhe ishte edhe ai në bandën e të akuzuarve. Por performanc­at e shkëlqyera javë pas jave dhe momenti i mirë i Realit të Solarit bëri që drejtuesit ta blindonin kroatin dhe t’ia rinovojnë kontratën. Kontaktet mes Modriçit dhe Interit vazhdonin edhe gjatë kësaj kohe, por ai ka lënë të kuptohet se do ta mbyllë karrierën në Madrid, për t’u konsiderua­r një legjendë e këtij klubi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania