Panorama Sport (Albania)

Maksi Lopez: Refuzova Vandën si menaxhere, Ikardi nuk më lejoi të uroja djalin

Sulmuesi, ish-i i modeles argjentina­se i hedh benzinë zjarrit

-

Mauro Ikardi me shumë mundësi do mungojë për të katërtën ndeshje radhazi. Sulmuesi argjentina­s ndodhet në infermieri për shkak të një problemi në gju, i konfirmuar edhe nga testet mjekësore të kërkuara nga vetë Interi dhe nuk kuptohet, momentalis­ht, sesi do zgjidhet kjo situatë. Në “valle”, lidhur me polemikën dhe tensionin e krijuar mes bomberit dhe klubit zikaltër, ka folur ditën e djeshme edhe Maksi Lopez. Sulmuesi aktual i Vasko da Gama ka zbuluar që edhe në të kaluarën Vanda Nara, kur ishte bashkëshor­tja e tij, i kishte kërkuar të merrte rolin e menaxheres.

FAMILJA, LARG PUNËS “Vanda më kërkoi të bëhesha klient i saj”, ka nënvizuar Lopez. “Iu përgjigja ‘jo’. Shumë gra janë të afta për këtë lloj pune, por është e nevojshme që profesioni dhe familja të mbahen të ndara: personalis­ht nuk dëshiroja t’i përzieja këto dy aspekte të jetës. Duke parë si po shkojnë gjërat me Ikardin, mes shumë vendimeve të gabuara që kam marrë në jetë ky ishte i drejti...”.

MAURO S’ËSHTË VETVETJA Lopez nuk ka folur vetëm për veten dhe të kaluarën e tij, por ka shprehur mendimin e tij edhe me çështjen e shiritit të kapitenit

tek Interi, që tani ka kaluar nga Ikardi te Handanoviç. 34-vjeçari ka marrë krahun e klubit zikaltër dhe ka komentuar pa shumë lojëra fjalësh se Vanda Nara ka përdorur tonet e gabuara duke shtuar se lojtarët përpara shiritit duhet të kenë si përfaqësue­s persona me nivel: “Mendoj se Vanda nuk po sillet në mënyrën e duhur me drejtuesit interistë: gjuha e futbollit nuk mësohet nga njëra ditë në tjetrën. Besoj se tek Interi janë lodhur me Vandën dhe qëndrimi i saj ka ndikuar edhe në rendimenti­n e Ikardit: nuk e shoh të jetë më vetvetja”. Sjellja sipas Maksit ka ndikuar edhe në jetën personale të Mauros: “Disa ditë më parë ishte datëlindja e njërit prej djemve të mi, por telefonova në shtëpinë e tyre më mbylli telefonin...”. në fund, ish-lojtari i Sampdorias ka nënvizuar: “Menaxherët shpesh bëjnë diferencën, sepse dinë të lexojnë situatat, një futbollist i nivelit të Ikardit ka nevojë të ketë përkrah tij një person të denjë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania