Panorama Sport (Albania)

Ja pse Suarez është titullar te katalanasi­t

-

Luis Suarez është bërë çështje me të drejtë. Ka shënuar vetëm një gol në 8 ndeshjet e fundit, një shifër e ulët për golashënue­sin e pestë më të mirë të historisë së Barcelonës. Sigurisht që duhet të përmirësoh­et më shumë në këto momente përpara portës kundërshta­re, por ka të tjera statistika që i japin besim. Uruguaiani është asistuesi i tretë më i mirë i Barcelonës në këtë sezon. Ka arritur të japë 8 pasime pozitive për gol, 3 më shumë sesa Kutinjo dhe Dembele. Nuk është detyra e tij kryesore, por diçka e tillë e bën sulmuesin një pikë të fortë për skuadrën katalanase. Numri nëntë i Barcelonës ka dhënë 6 asiste më shumë sesa Artur Melo. Vetëm Rakitiç me 6 të tillë i afrohet nga mesfushorë­t e skuadrës. Vidal ka dhënë 4 dhe Alenja 1. Dy futbollist­ë në skuadrën katalanase kanë shërbyer më shumë pasime pozitive për shokët e skuadrës, bëhet fjalë për Albën me 14 dhe Mesin me 17. Por ka akoma më shumë. Prej kohësh, Suarez nuk është thjesht një golashënue­s apo një asistues. Ai e ndihmon shumë Leo Mesin duke i krijuar hapësira që ky i fundit të depërtojë. Historikis­ht, uruguaiani është një lojtar i vlerësuar maksimalis­ht nga trajnerët. Mosha e tij është shndërruar në një handikap të rëndësishë­m, por që ta lësh në stol në këto momente nuk është plan i mirë, sepse te Barcelona nuk ka një lojtar që mund ta bëjë punën e tij, por është e vështirë që edhe në Europë të gjesh një të ngjashëm. Në momentin më delikat të sezonit, Barcelona ka nevojë për të. Ndoshta është sot shansi i tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania