Panorama Sport (Albania)

Dueli i mbijetesës, Vllaznia shkatërron Kamzën

Shkodranët mbajnë gjallë shpresat për qëndrimin në Superligë

- SENAD NIKSHIQI

Vllaznia në basket boll për meshkuj rikthen sytë te mbijetesa. Shkodranët kanë marrë fitoren më të rëndësishm­e të këtij sezoni duke triumfuar në fushën e tyre ndaj një kundërshta­ri direkt në luftën për qëndrimin në Superilgë. Kuqeblutë fituan në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ndeshjen ndaj Kamza Basket, në një ndeshje të dominuar nga skuadra vendëse. Në pallatin e sportit tifozët shkodranë kishin mbushur shkallët e pallatit të sportit për të mbështetur ekipin e tyre në këtë sfidë të rëndësishm­e. Ndeshja nis me Vllazninë, e cila është dominante ndaj Kamzës që në fillimin e lojës. Miqtë nga ana e tyre nuk arrijnë që të dalin në lojën që dëshirojnë përballë një Vllaznie të vendosur. Perioda e parë mbyllet 22-19 për Vllazninë, avantazh i mjaftueshë­m për t'i dhënë qetësinë kuqebluve në fillimin e kësaj sfide. Kamza nuk arrin që të përballojë lojën e vendësve as në periodën e dytë. Shkodranët janë të etur dhe thellojnë rezultatin duke u treguar më të saktë në sulm dhe në lojën mbrojtëse. Vendësit fitojnë 23-11 periodën e dytë duke ia bërë edhe më të vështirë këtë takim kamzalinjv­e. Gjysma e parë e lojës mbyllet 45-30 për kuqeblutë. 15 pikë diferencë janë pothuajse një mision i pamundur ndaj Vllaznisë, e cila ka mbrëmjen më të mirë në këtë sezon. Perioda e tretë flet tërësisht për shkodranët, të cilët e fitojnë 34-15 duke vulosur praktikish­t fitoren. 10minutësh­i i fundit është thjesht për statistikë, pasi diferenca e pikëve është e parikuperu­eshme për skuadrën e Kamzës. Vllaznia fiton fraksionin e fundit me vetëm dy pikë diferencë 2624, ndërsa krejt takimi mbyllet me rezultatin e përgjithsh­ëm 105-69. Kjo fitore është tejet e rëndësishm­e për Vllazninë, pasi i jep shpresa për të siguruar mbijetesën, edhe pse tashmë ndeshja e fazës tjetër do të jetë në kryeqytet dhe ku me shumë gjasa do të vendoset se cila do jetë skuadra që do qëndrojë në Kategorinë Superiore në këtë kampionat. Superliga do të vijojë sot me derbin e kryeqyteti­t, ku pritet një takim i zjarrtë ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, sfidë e cila do të zhvillohet në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në orën 18:00. Ndërsa java e 13të do të ulë siparin nesër me supersfidë­n ndërmjet dy skuadrave durrsake Teuta dhe Goga Basket, që vendos përballë respektivi­sht vendin e dytë dhe vendin e parë të kampionati­t.

 ??  ?? Lojtarët e Vllaznisë duke festuar pas fitores
Lojtarët e Vllaznisë duke festuar pas fitores

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania