Panorama Sport (Albania)

Dy Tiranat bëjnë detyrën, fitojnë lehtësisht ndaj rivalëve

- A.Dushku

SHKB Tirana vazhdon të ruajë kreun në Kategorinë e Parë të basketboll­it për femra. Në takimin e zhvilluar dje kryeqyteta­set mposhtën me 20 pikë diferencë Vllazninë. Sfida pati rivalitet vetëm në dy periodat e para, të cilat u mbyllën respektivi­sht 1716 dhe 20-16 për skuadrën bardheblu të Erdal Borovës, që kryeson 37-32 në përfundim të pjesës së parë. Pas pushimit SHKB Tirana, e udhëhequr nga kapitenia Eliverta Bujari dhe Elektra Zykaj vendos diktatin në lojë dhe krijon një diferencë të madhe në pikë duke e fituar takimin 83-63. Në ndeshjen tjetër të luajtur dje, SHB Tirana ka marrë një fitore të lehtë në fushën e saj ndaj Elbasanit 96-66. Megjithatë, elbasanase­t e kanë nisur mirë teksa kryesojnë deri në 7-2, por më pas vjen përmbysja dhe Nikpaljevi­ç, e cila me 3-pikëshat e saj nuk fal teksa ndihmohet edhe nga Sara Gjoni. Ndërsa te skuadra e Elbasanit është Zhuljeta Shabani që bën diferencën mes shoqeve të skuadrës së saj. Perioda e parë mbyllet 23-14 për kryeqyteta­set. Në periodën e dytë është e Elbasani që e nis me një trepikësh me anë të Ahmetaj, por situata mbetet në dorën e kryeqyteta­seve ku Çorto, Dukiç dhe Nikpaljevi­ç shënojnë 19 pikë së bashku kundrejt 17 pikëve të Elbasanit që konkurroi mjaft bukur duke e rivalizuar denjësisht. Në fraksionin e dytë janë sërish vendëset që fitojnë të dyja periodat 26-17 dhe 28-18, ku dallohen Mehmeti e Fekollari, ndërsa nga miket dallohet Teta me 3-pikëshat e saj. Kështu SHB Tirana mposht Elbasanin në një ndeshje që u duk më shumë si stërvitore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania