Panorama Sport (Albania)

Vllaznia s'njeh rivalë, fiton Kupën

Vajzat kuqeblu triumfuan dje në "Elbasan Arena" me rezultatin 3-0 ndaj Apolonisë

- VLADIMIR MEMA

Vllaznia rikonfirmo het skuadra më e mirë e futbollit shqiptar të femrave, duke mbajtur sërish në Shkodër trofeun e Kupës së Shqipërisë. Vajzat shkodrane mundën pa shumë probleme ato të Apolonisë në shifrat e pastra 3-0, duke mos surprizuar askënd, sepse hynin në këtë finale si favorite. Fillimisht ishte Bajraktari ajo që zhbllokoi shifrat në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Doçi me penallti dhe Mustafaj, hipotekuan fitoren. Kjo fitore, ashtu siç u pa edhe në pankartat gjatë marrjes së trofeut, iu kushtua qytetit të Shkodrës, i cili, këtë vit feston 100-vjetorin e klubit të futbollit. Një organizim i mirë i kësaj finaleje, me trofeun që u dorëzua nga Edvin Libohova dhe një pjesëmarrj­e e kënaqshme e zyrës rajonale të FSHF-së Elbasan që u kujdes për mbarëvajtj­en e finales.

NDESHJA

Shkodranet e nisin më mirë ndeshjen, të cilat kanë një qarkullim më të dendur të topit dhe mundohen të mos lënë shumë hapësira për kundërshta­ret. Fillimisht krosimi i Doçit, goditet me kokë nga Gruda, por topi pritet nga portierja fierake. Në të 17-ën Apolonia ka mundësinë më të mirë për të shënuar me Zargon që godet fort, por grushton me vështirësi portierja shkodrane. Topi mbetet në lojë, por në fund ia dalin shkodranet të largojnë rrezikun. Një minutë më pas Doçi kroson në zonë, godet Bajraktari me kokë dhe sfera ndalet në rrjetë. Ndeshja bëhet interesant­e me fieraket që mundohen të mbajnë larg nga zona kundërshta­ret, kryesisht me Iliadhin, por hasin vështirësi për të dalë përpara, duke mos pasur mundësi të tjera të pastra për të barazuar shifrat. Fraksioni i parë i lojës mbyllet me shifrat 1-0 për Vllazninë. Edhe në pjesën e dytë të lojës vijon dominimi i kuqebluve, të cilat përveçse administro­jnë avantazhin, rrezikojnë shumë me anë të goditjeve të ndaluara. Rezultati do të dyfishohej në të 53-ën pas një penalltie të shndërruar në gol nga Doçi, duke hipotekuar praktikish­t edhe fitoren. Doçi është një rrezik konstant për portën fierake, por goditja e saj përfundon pak mbi tra. Gjithsesi, në të 65-ën do të vijë edhe goli i tretë i Vllaznisë, me Mustafajn, që në zonë driblon bukur dhe diagonal e dërgon topin mbi portieren duke e ndalur në rrjetë. Praktikish­t gjithçka është e mbyllur me fieraket që janë të pafuqishme për të ndryshuar diçka. Në të 80- ën Megi Doçi provon me një silurë nga jashtë zone dhe topi ndalet në traversë. Kështu, mbyllet gjithçka në shifrat e pastra 3-0, me Vllazninë që konfirmohe­t për të gjashtën herë radhazi fituese e Kupës së Shqipërisë.

 ?? FOTO: F.Hazizllari ?? Vllaznia duke festuar me trofeun e Kupës
FOTO: F.Hazizllari Vllaznia duke festuar me trofeun e Kupës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania