Panorama Sport (Albania)

Rumenige kërcënon Dortmundin: Tani do bëhemi të këqinj

"Ndaj Hertës së Berlinit për tri pikë, duam titullin"

-

Bajerni kërkon të tre gojë muskujt në du elin me Hertën ditën e sotme. Pas barazimit 0-0 ndaj Liverpulit në Champions, gjermanët treguan se mund të marrin rezultate edhe pa shkëlqyer. Mbrojta që deri para ndeshjes në Angli ishte cilësuar si pika më e dobët e skuadrës së Kovaçit, çuditërish­t ishte reparti më i fortë në fushë. Humels-Zyle arritën të mbanin larg furinë e kuqe të Klopit që rrezikoi në pak raste portën e Nojerit. "Kur luan jashtë Gjermanisë në stadiume si "Anfield" ke një arsye më shumë për të treguar se sa vlen", ishin fjalët e trajnerit Niko Kovaç në konferencë­n për shtyp ditën e enjte. Tifozët e Bajernit kërkojnë që skuadra të tregojë të njëjtën dëshirë për të fituar si në Liverpul. Bavarezët kanë shansin të kapin vendin e parë të paktën për një ditë në këtë fazë të dytë të kampionati­t. "Duam dhe duhet të fitojmë ndaj Hertës nëse kërkojmë të rrisim presionin ndaj verdhezinj­ve", tha Kovaç. Nëse ditët e Borusias në krye të tabelës janë të numëruara, kjo do të shihet vetëm pas ndeshjes së kryesuesve ndaj Leverkusen­it të dielën.

RUMENIGE LLOGARIT EDHE BAJERNIN

Drejtori ekzekutiv i kampionëve të Gjermanisë kërkon më shumë respekt ndaj skuadrës së tij. Rumenige është i habitur që shumë njerëz e quajnë të habitshme barazimin në Liverpul. Bajerni sipas është një ndër skuadrat më të mira në botë dhe fakti që ka dominuar në Bundesligë për gjashtë sezone rresht nuk është një rastësi. "Shumë njerëz ishin skeptikë para ndeshjes ndaj Liverpulit, por ne treguam se mund të luajmë ndaj çdo kundërshta­ri", ishin fjalët e ish-lojtarit bavarez. "Duhet t'i kujtoj të gjithëve që mos ta marrin lehtë Bajernin. Jemi në garë për tri trofetë. Ndaj Hertës duhet të tregohemi të këqij. Jemi Bajerni dhe duam titullin". Në Mynih janë optimistë dhe fakti që skuadra po tregon një rendiment të mirë, ka rritur euforinë e drejtuesve. Edhe pse i kushtëzuar nga dëmtimet gjatë sezonit, Kovaç ka ditur të ruajë ekuilibrat në skuadër. Ndeshja e Hertës do të tregojë edhe një herë potenciali­n e Bajernit në momentet e nxehta të sezonit. Titulli tani nuk është më i paarritshë­m, distanca me Borusian është vetëm tri pikë dhe ka ende shumë javë për t'u luajtur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania