Panorama Sport (Albania)

Havier Zaneti flet si kapiten: Ikardi të sqarohet me skuadrën

“Ajntrahti i vështirë, por Interi kërkon çdo trofe”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Për herë të parë që kur Interi i hoqi shiritin Mauro Ikardit, “në fushë” ka zbritur “kapiteni i vërtetë” i tifozërisë interiste: Havier Zaneti. Prezent mesditën e djeshme në Nion, ku goglat e shortit të Ligës së Europës vendosën përballë zikaltrit dhe Ajntrahtin e Frankfurti­t për fazën e 1/8ave të turneut, argjentina­si ka prekur edhe çështjen që i përket bashkëkomb­ësit të tij. Duke u përpjekur të qartësojë situatën: “Mendoj se Ikardi duhet të rikthehet i rëndësishë­m për ne, shpresoj të jetë gati për 1/8-at, sepse mund të ndihmojë skuadrën”, ka shpjeguar 45-vjeçari. “Kur në grup ekzistojnë probleme, duhen zgjidhur në brendësi: këtë çështje madje e shoh si një mundësi për të forcuar kolektivin. I zhgënjyer prej tij? Më vjen keq për situatën e krijuar, Mauro është pjesë e ekipit dhe duhet të sqarohen mes tyre; gjithmonë duke menduar në të mirë të skuadrës, sepse askush nuk është më i rëndësishë­m se skuadra”.

NË MBËSHTETJE TË HANDANOVIÇ­IT - Lidhur me shanset që numri 9 të rikthehet përsëri kapiten, Zaneti shtoi: “Fillimisht mendoj se duhet zgjidhur konflikti, por vendimi i marrë nga klubi ishte i studiuar. A i kam folur? Ende jo. Le të lëmë kohën të kalojë, së pari lojtarët duhet të flasin mes tyre; unë nuk kam probleme t’i flas duke menduar të mirën e Interit”. Pas fitores

4-0 të së enjtes kundër Rapidit të Vjenës, Samir Handanoviç, “veterani” që u emërua kapiten pas degradimit të Ikardit, komentoi se “shiriti nuk është një titull fisnik apo trofe, por megjithatë një përgjegjës­i e madhe. Madje, personalis­ht në një

klub si Interi e konsideroj privilegj. Pak rëndësi ka kush e mban shiritin: thelbësore është që në skuadër të luajnë ata 5-6 lojtarë që marrin përgjegjës­i dhe luftojnë për grupin. Me apo pa shirit, sillem si gjithmonë”. Fjalë të cilave u është bashkuar zv.presidenti Zaneti:

“Po, shiriti është një simbol. Unë gjithmonë kam ndjekur sjelljen e Xhuzepe Bergomit që e mbajti të veshur përpara meje: shiriti do të thotë të jesh një shembull për shokët e skuadrës brenda dhe jashtë fushës. Tani duhet të përqendroh­emi te rezultatet”.

RIVALI AJNTRAHT – Në batutat finale, Zaneti ka analizuar Ajntrahtin, kundërshta­rin e radhës të Interit në Europë: “Fakti që luajmë kthimin në ‘San Siro’ përpara derbit mund të jetë një faktor pozitiv për ne. Do përballemi me një skuadër gjermane, e vështirë

për t’u mposhtur. Nevojitet një përgatitje maksimale për të kaluar turin. Ne favoritët? Mendoj se Interi duhet të përpiqet gjithmonë të shkojë në fund të kompeticio­neve. Skuadra ka marzh rritjeje: vetëm kështu mund të kalojnë në fazën tjetër”, përfundoi Zaneti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania