Panorama Sport (Albania)

Rino: Lojë e keqe, por duam Kupë dhe Champions

“Bakajoko sakrifikoi shumë, në ekip ka fytyra të ngrysura”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një fitore e lehtë në shifra, por jo edhe aq në fushë?

Nuk ishin tri pikë të sigurta, sidomos edhe për faktin se gjatë javës kemi pasur disa probleme. Paketa është stërvitur vetëm një herë, ndërsa Bakajoko nuk ishte mirë dhe as që duhet të luante. Për hir të së vërtetës nuk më pëlqeu interpreti­mi që i bëmë takimit, sepse me qarkullimi­n tonë të topit thjesht po e “gudulisnim” Empolin.

Sa rëndon psikologji­kisht të qenurit në zonën Champions?

Do të na duhet ndihma e të gjithëve, sidomos e publikut. Kemi edhe 13 ndeshje, të cilat duhet t’i marrim me radhë. Nëse luan te Milani nuk ka si të mos kesh presion, por është një përbërës që nuk duhet të mungojë për klubet e mëdha.

Bakajoko, por edhe Piontek. Dy baste të stërfituar­a nga ju dhe Milani.

Futbolli është i bukur edhe për këtë arsye. Nëse përpiqesh dhe punon fort mund t’i ndryshosh mendim gjithkujt. Tiemue sot shtrëngoi dhëmbët dhe dha më të mirën, ndërsa Piontek po shënon shumë. Merita ka ai, por edhe ata që e vendosin në kushte për të bërë punën e tij më së miri.

Ritëm i rigjetur, lojtarë të rikthyer dhe forcë grupi. Cili është faktori që ndikon më shumë?

Më vjen mirë që në grup kam edhe fytyra të ngrysura. Kush ulet në stol dhe

buzëqesh përbën një problem. Unë i respektoj të gjithë dhe zgjedhjet e mia bazohen mbi respektin. Jam i hapur të flas në sy me këdo dhe nuk ka problem që disa nga djemtë nuk janë të kënaqur. Rëndësi ka të ketë respekt në nivel njerëzor dhe dhomash zhveshjeje.

Kastijeho është nga ata që luajnë pak, por sot (dje) e shpërbleu besimin.

Jo vetëm ai, por të gjithë duhet të gjenden gati sapo

u paraqitet rasti. Kam shumë lojtarë dhe bëj zgjedhje të sakta, sepse mes nesh nuk ka sekrete. Në këtë ekip të gjithë vozisin në të njëjtin drejtim.

Fitoret e fundit janë arritur me 4-3-3. Është harruar 4-4-2-shi?

Nuk më bind ajo skemë, sepse me dy pyka nuk shënonim edhe aq shpesh dhe për më tepër i dhuronim shumë hapësirë rivalëve, sepse nuk e mbulonim si duhej

fushën. Ajo zgjedhje taktike ishte një gabim i imi. E pranoj.

Të martën është Kupa. Cili është synimi më i rëndësishë­m për Milanin?

Nuk i premtoj asgjë, askujt. Mënyra se si hymë në fushë në pjesën e dytë më bën të jem optimist. Jemi një skuadër me shumë të rinj të talentuar. Duhet të gjejmë vazhdimësi­në si e vetmja mënyrë për t’u rritur të gjithë së bashku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania