Panorama Sport (Albania)

Pogradeci, fitore për... mbijetesën

Topllari vendos ndeshjen, Lushnja luan me të rinjtë dhe humbet në "Gjorgji Kyçyku"

- ROMEO XINXIFI

Pogradeci merr një fitore ngushëllue­se përballë Lushnjës në fundin e fazës së dytë. Liqenorët kanë mposhtur minimalish­t verdhejesh­ilët në "Gjorgji Kyçyku", falë golit të Topllarit. Në fakt, ky trepikësh nuk ndryshoi asgjë në renditje, pasi të besuarit e Festim Fetollarit mbetën jashtë zonës së "Play-Off"-it. Nga ana tjetër, miqtë kishin ardhur të qetë në këtë transfertë, pasi kishin siguruar pesëshen e parë të Grupit B, ndaj edhe Ilir Gjyla pati shansin që t'u jepte minuta të rinjve që kishte në dispozicio­n, të cilët vazhdojnë të dëshmojnë se do t'u duhet kohë që të fitojnë kredite përballë përvojës së titullarëv­e. Kjo ndeshje është luajtur në temperatur­a të ulëta, ndërkohë që era shpeshherë ka penguar edhe lojën. Vendësit kanë vuajtur mungesën e tre futbollist­ëve titullarë.

PJESA E PARË - Takimi ka qenë i dominuar nga Pogradeci, nga minutat e para deri në çastin që është shënuar goli. Vija sulmuese del shumë herë para portierit Spaho, duke filluar nga Alillari, Topllari dhe Shkullaku. Ky i fundit del i vetëm përballë portierit mik në të 17ën, por nuk gjen kuadratin. Më pas tenton Kasa, që nga shumë afër ia dhuron topin në duar Spahos. Në minutën e 31-të, Topllari pengohet në zonë dhe Jahaj nga pika e bardhë nuk arrin dot të shënojë. Për këtë, meritë ka Spaho që grushton penalltinë. Pas këtij momenti, pogradecar­ët shfaqen edhe më kërkues, por portieri i Lushnjës është i pakalueshë­m.

PJESA E DYTË - Pjesa e dytë do të jetë e rasteve të shumta për liqenorët. Është Topllari që gjuan në minutën e 51-të, por Spaho pret në pozicion. Kjo skenë përsëritet edhe në minutën e 59-të, por këtë herë gjuan Alillari. Shkullaku shpërdoron në minutën e 77-të, kur me portën e boshatisur gjuan, por jashtë. E megjithatë, 8 minuta para fundit vjen edhe zhbllokimi i shifrave. Shkullaku vepron mirë nga e majta e sulmit, dërgon një top për Topllarin, që këtë herë është i saktë me një gjuajtje tokazi dhe mposht Spahon. Më pas është ekipi lushnjar më kërkues. Madje, verdhejesh­ilët i afrohen shumë barazimit, por Mali i vendësve është i gatshëm, duke i mohuar golin. Me këtë fitore, pogradecar­ët vazhdojnë të jenë zhgënjyer, pasi tashmë do t'u duhet që të luajnë vetëm për mbijetesën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania