Panorama Sport (Albania)

Bajerni fiton me vuajtje ndaj Hertës dhe kap Borusian

Miqtë shpërdoroj­në, Kimish “shpëton” skuadrën

-

Bajerni i Mynihut ar rin të marrë një trepikësh me vlerë ndaj Hertës në "Allianz Arena". Ishte një fitore e vuajtur ajo e kampionëve të Gjermanisë, të cilët iu falën golit të mesfushori­t spanjoll Havi Martinez, i cili realizoi nga një goditje këndi në minutën e 62të. Duhet thënë se miqtë luajtën një ndeshje shumë të mirë duke pasur disa raste të pastra për shënim në pjesën e parë dhe të dytë. Kjo është fitorja e tretë radhazi për skuadrën e Bajernit, e cila tani renditet në vendin e parë me pikë të barabarta me skuadrën e Borusias së Dortmundit që ka një ndeshje më pak.

PJESA E PARË

Minutat e para nisin me një ritëm të ngadaltë me skuadrat që mundohen të studiojnë lojën e njëra-tjetrës. Në minutën e 12-të është skuadra e Hertës ajo që shënon me anë të Zelkes, por asistenti e anulon për pozicion jashtë loje. Bajerni është i avashtë në sulmet e tij duke i dhënë mundësi miqve të rrezikojnë në portën e Nojerit. Kalu në të 28' gjuan me kokë, por topi kalon vetëm pak centimetra mbi portën e portierit të kombëtares gjermane. Frank Riberi mundohet të depërtojë në mbrojtjen e e berlinezëv­e, por pa sukses. Ndeshja në Liverpul duket se i ka kushtuar shumë energji skuadrës së Niko Kovaçit, e cila rrezikoi shumë pak në pjesën e parë. Me shifrat 0-0 mbyllet edhe pjesa e parë në "Allianz Arena".

PJESA E DYTË

45 minutat e dyta nisin me një rast të pastër për miqtë. Kimish humbet një top në mesin e fushës dhe Zelke i gjendur vetëm godet drejt portës së boshatisur, por aty është Kimish, i cili vrapoi menjëherë për ta larguar topin që po i drejtohej rrjetës. Bajerni zgjohet menjëherë pas këtij momenti dhe rrisin presionin drejt skuadrës nga kryeqyteti. Në minutën e 62-të sfida zhbllokohe­t, është Bajerni ai që shënon me anë të spanjollit Havi Martinez. Mesfushori shfrytëzon saktë një krosim nga Hames Rodrigez duke dërguar topin në rrjetë. Një gol në momentin më të keq të skuadrës kampione të Gjermanisë. Herta mundohet të kundërpërg­jigjet, por Bajerni është më i saktë në kontrollin e lojës duke mbajtur larg kundërshta­rin. Kovaç fut Mylerin për Komanin duke freskuar skuadrën. Në minutën e 84-t Rekik ndëshkohet me karton të kuq për sjellje antisporti­ve. Pjesa e mbetur e takimit nuk sjell më asnjë zhvillim. Bajerni merr kështu një fitore të çmuar duke u gdhirë në vendin e parë me pikë të barabarta me skuadrën e Borusias që do të luajë sot ndaj Leverkusen­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania