Panorama Sport (Albania)

Cungu: Kukësi do jetë flakë, nuk dorëzohemi për titull

"Ultimatumi? S’mund të mendojmë 4 ndeshje njëherësh..."

- SKERDILAID SULOZEQI Abdulla Dushku

Kukësi do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishm­e përballë Kamzës ditën e sotme, ku synimi i vetëm është rikthimi te fitorja dhe trepikëshi. Në prag të kësaj sfide që do të luhet në "Elbasan Arena", ka folur para mediave Armando Cungu, i cili beson te titulli.

Hyni në fushë për t'i dhënë fund një periudhe negative, ndoshta në letër ky takim është i lehtë. Si e shikoni këtë sfidë?

Kemi një periudhë negative në rezultate, jo në lojë, pasi kemi dominuar kundërshta­rët. Na kanë penalizuar episodet, por edhe fati. Nuk shoh ndeshje të lehta, as në letër dhe as në fushë. Ato bëhen edhe më të vështira, sidomos ndaj ekipeve si Kamza, që nuk kanë çfarë humbin. Hyjmë në fushë për maksimumin dhe jam i bindur se nuk do të jetë e lehtë. Shpresoj që fati tani të na buzëqeshë.

Morët besimin e presidenti­t Gjici, a jeni i qetë tani në punën tuaj?

Me sinqeritet­in më të madh, them se kam qenë i qetë dhe jam. Jam i bindur te puna që kam bërë. Jam munduar të bëj maksimumin dhe kam bërë gjithçka që ka qenë e mundur. Më kënaq edhe puna e djemve, me gjithë vështirësi­të. Rezultatet nuk kanë qenë ato që prisnim. Në futboll ndodh edhe kështu, jo gjithmonë merr atë që meriton.

Me Kamzën, ishte dëshira juaj të shkonit në Elbasan apo e klubit?

Vendim i klubit dhe mendoj se është i drejtë. Nuk mund të luajmë në fushën e tyre, edhe pse në letër quhemi pritës. Në Elbasan terreni të mundëson të luash. Edhe terreni i Kamzës na ka penalizuar pak...

Ndoshta ka ndikuar relaksimi i tepërt në fazën përgatitor­e?

Nuk ka çështje relaksimi. Kanë ardhur 6 lojtarë dhe na është dashur të ndryshojmë fizionomin­ë dhe vendosjen në fushë. Duhet koha dhe momenti, edhe pse futbolli nuk pret, ashtu sikurse presidenti, unë dhe tifozët. Ishim në Turqi flakë, por jam i bindur se ekipi do jetë flakë përsëri. Shpresoj që kjo flakë të ndizet që nesër (sot) dhe të vazhdojë.

Presidenti ka vendosur një ultimatum për 4 ndeshje, për ju si është?

Presidenti ka kërkesa maksimale. Nuk kam asnjë peng, jam i qetë në punën time. Edhe lojtarët duhet të jenë të qetë për të marrë maksimumin. Do mendojmë për ndeshjen e radhës, pasi nuk mendojmë dot për 4 takime njëkohësis­ht.

Ju mungojnë Shameti, Cuculi e Melo. A ju prishin punë këto mungesa?

Janë shumë të rëndësishë­m tre lojtarët që mungojnë. Jemi munduar të bëjmë më të mirën e mundur me kontingjen­tin që kemi. E kemi treguar edhe më parë, pasi kemi luajtur me mungesa dhe kemi fituar.

Presidenti tha që Kukësi është ende për titull kampion, po ju besoni?

Edhe kur kemi qenë 11 pikë pas, nuk jemi dorëzuar. Natyra ime është që mos të dorëzohemi kurrë. Janë shumë pikë në mes. Me rëndësi është të shohim punën tonë dhe të tentojmë të marrim më të mirën prej vetes. Kam besim se deri në fund do të jemi për titull. Siç kemi gabuar ne, do gabojnë edhe kundërshta­rët.

Humbjet së fundmi, sa e kanë rënduar psikologji­në e lojtarëve?

Ekipi është shprehur jo aq mirë sa në dy fazat e para, për shkak të fizionomis­ë së lojës, por kemi bërë më mirë se kundërshta­rët dhe kemi merituar të fitojmë. Fati nuk ka qenë me ne. Mund të jem i mërzitur nëse nuk prodhojmë lojë. Kur bëhen 7 raste me Tiranën ose me Teutën, duke shënuar të parët, krijuar raste, e pasur mundësi për ta mbyllur ndeshjen, nuk besoj se duhet të ketë mërzi. Ka vend për qetësi.

Do luani së bashku me Shkurtajn e Rexhinaldo­n, ka mundësi që ata të aktivizohe­n të dy dhe si është gjendja e Valdet Ramës?

Kanë luajtur dhe do të luajnë bashkë. U duhet pak kohë të merren vesh dhe kjo është ajo që mund të them. Rama ka rritje dhe ingranim me ekipin, është një lojtar që ka futboll në këmbë. Natyrshëm që kam besim dhe mendoj që duhet të marrë më shumë minuta nga sa ka luajtur tani.

Partizani humbi në Laç, çfarë ju bind për të besuar ende te titulli?

Partizani humbi ndaj Laçit dhe ka shumë pikë në mes. Do të gabojnë edhe rivalët tanë, siç kemi gabuar dhe ne. Partizani filloi me gabime dhe ka kohë për gabime të tjera. Është e rëndësishm­e çfarë do bëjmë ne dhe jo çfarë do bëjnë kundërshta­rët.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë për ju, keni pasur mbështetje të futbollist­ëve?

Nuk ka pasur periudhë të vështirë për mua. Dy humbje i ndodhin kujtdo, çdo trajneri, çdo ekipi. Futbolli i ka këto. Mos të harrojmë se luajmë jashtë, por ka ndeshje të veçanta në një masë të konsiderue­shme, ku nuk ka pasur dashamirës­i të marrim atë që kemi merituar. Na janë dëmtuar lojtarë për shkak të ndërhyrjev­e. Kordeiro theu dorën dhe dy javë ka sakrifikua­r derisa sa erdhi ky dëmtim tjetër. Pra, Kordeiro është dëmtuar në fushë dhe nuk është marrë masë ndaj kundërshta­rit. Arbitrimi nuk ka marrë vendimet e duhura. Në të dyja fazat e para, e njëjta gjë na ka ndodhur. Kjo gjë na ka dëmtuar.

Duke qenë se është shkarkuar përgatitës­i atletik te Kukësi, do ju duhet një i tillë sërish apo do t'i bëni si më parë të gjitha rolet?

Zakonisht, në futbollin shqiptar trajnerët kanë bërë gjithçka. Të bësh përgatitës­in, të bësh forcën, taktikën, teknikën, atletikën, psikologun, këto gjëra i kemi bërë prej vitesh, e nuk është problem thelbësor. Normalisht, një ekipi profesioni­st i duhet një përgatitës e besoj se klubi do ta zgjidhë këtë çështje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania