Panorama Sport (Albania)

Olsi Olsi Rama, Rama, i i përgjigjet Gjicit: Gjicit: Partiizani­it Partiizani­it nuk nuk iia thyejnë thyejnë dot dot gjunjët gjunjët me hunj

"Pranojmë vendimin, dënimin s'e shlyejmë me gjobë"

- ILIR CARA

Partizani i sezonit 2018-2019 ka ven dosur të mos replikojë me asnjë, përpos ngacmimeve apo akuzave që u hidhen, apo padrejtësi­ve në fushë. Mbase këtu ka ndikuar drejtori i përgjithsh­ëm, Olsi Rama, i cili është shquar për qetësinë dhe maturinë e tij. Është e vështirë që Ramës t'i marrësh një reagim dhe "Panorama Sport" ka insistuar shumë dje që drejtori i të kuqve të jepte një përgjigje për sulmin e presidenti­t të Kukësit, Safet Gjici, karshi Partizanit. Ndonëse u pyet specifikis­ht për presidenti­n e Kukësit, i cili në disa raste u ka përmendur emrin, rasti i fundit në prononcimi­n që dha për "Panorama Sport", Olsi Rama preferoi të replikojë me finesë me Gjicin, duke mos ia përmendur emrin. Por, përdorimi i termit "gjunjë" që u tha nga Gjici në janar, e adreson qartë se me kë e ka pasur drejtori i të kuqve. Rama pranon gabimet e Partizanit në organizimi­n e ndeshjes me Flamurtari­n, që i kërkon ndjesë, si dhe është dakord me dënimin e Disiplinës, të cilin ai premton se do të kryhet i plotë. Rama deklaroi se është punë e kundërshta­rëve nëse ata mendojnë që t'i rrezojnë duke i goditur me hunj gjunjëve. "Ju e dini që unë nuk preferoj të merrem me punët e ekipeve të tjera dhe sidomos me deklaratat e rivalëve, se më intereson të shikoj punët e mia dhe të kujdesem për sa ne do na mbajnë gjunjët. Nëse pastaj të tjerët mendojnë se e vetmja mënyrë për të na rrëzuar është të na godasin me hunj gjunjëve, kjo është puna e tyre. Neve me thënë të drejtën, ky fakt na shton sigurinë dhe na bën më të fortë. I gjithë klubi i Partizanit dhe veçanërish­t unë, kemi dënuar çdo lloj dhune kudo që ka ndodhur, dhe për më tepër kur ndodh në fushën tonë, të cilën ne pretendojm­ë ta bëjmë model për Superligen shqiptare. U distancuam menjëherë nga ajo që ndodhi, i kërkojmë ndjesë klubit të Flamurtari­t që nuk treguam cilësitë tona më të mira të mikpritjes dhe pranojmë dënimin e Komisionit të Disiplinës për të luajtur të dyja ndeshjet pa tifozë. Unë angazhohem që këtë herë mos ta shlyejmë gjysmën e dënimit me gjobë, por të mbyllim dyert e stadiumit si shenjë e vendosmëri­së sonë për t'iu kundërvënë dhunës me shpresën se stadiumet tona kudo të kthehen në arena argëtimi dhe paqeje", u shpreh Olsi Rama për "Panorama Sport".

 ??  ?? Partizani dënohet me dy ndeshje, klubi: Nuk e paguajmë gjobën
Partizani dënohet me dy ndeshje, klubi: Nuk e paguajmë gjobën
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania