Panorama Sport (Albania)

Tripletë e Latifit, Ndoji heroi i Breshas

25-vjeçari kualifikon skuadrën, shënon me goditje dënimi, me kokë dhe me penallti

- JETON STAMOLLA

Liridon Latifi rikthe het në vitrinën e fut bollit europian. Ish-futbollist­i i skuadrës së Skënderbeu­t ka "folur" me gola në fushë, tri gola të shënuar në mënyra të ndryshme, madje ka qenë heroi i ekipit të tij në Kupën e Hungarisë për raundin e 1/8ave. Skuadra e tij Pushkash Akademi, e cila ishte mposhtur me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vajtjes përballë rivalëve të Paks, i është falur shqiptarit, i cili me një tripletë personale i ka dhënë fitoren 3-1 dhe kualifikim­in ekipit në transfertë. Edhe pse Paks ka kaluar në avantazh në minutën e 17të me anë të një penalltie, pas saj Liridon Latifi ka vendosur që të dhurojë një spektakël personal, i cili nisi nga minuta e 23-të e në vazhdim. Goli i parë për 25vjeçarin ishte një perlë me goditje dënimi nga një distancë prej 20 metrash, e cila përfundoi në kuadratin e portës dhe me rezultatin 11 të dyja skuadrat mbyllën pjesën e parë. Gjithsesi, Latifi kthehet edhe më i karikuar nga dhomat e zhveshjes dhe në të 59-ën kalon në avantazh Pushkash Akademi, por këtë herë duke qenë i saktë pas një goditjeje me kokë. Rezultati 2-1 mjaftonte që të dërgonte në shtesë ndeshjen, por Liri- don Latifi e kishte menduar krejt ndryshe në kokën e tij dhe tetë minuta nga fundi vjen goli i tretë personal. Pas goditjes së dënimit dhe një gjuajtjeje me kokë, këtë herë për ish-yllin e Skënderbeu­t do të vijë një gol nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 82-të, një gol që kualifikon Pushkashin për në raundin e radhës në Kupë. Pas kësaj triplete personale, golat e Latifit në këtë kompeticio­n shkojnë në katër, ndërsa në kampionati­n hungarez, ai ka realizuar vetëm një gol.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania