Panorama Sport (Albania)

Vllaznia pret kthimin e “heroit”

Gilman Lika shënoi golin në Peshkopi dhe pritet të jetë të shtunën në fushë

- ADMIR URUÇI

Në futboll mund të krijosh shumë raste, të fitosh penallti, të kalosh shpejt në avantazh, por nuk ke asgjë të sigurt deri në momentet e fundit. Kjo i ka ndodhur skuadrës shkodrane në transfertë­n e fazës së dytë në Peshkopi ndaj Korabit. Një takim ku Vllaznia fitoi me rezultatin 2-1 vetëm në minutat e fundit. Në ndeshjen e luajtur në nëntor të 2018-ës, kuqeblutë kaluan shpejt në avantazh me anë të Olsi Gocajt, ndërsa pak minuta më vonë fituan një penallti. Por, braziliani Xhunior gaboi nga pika e bardhë. Me startin e së dytës ishin miqtë që shënuan. Edhe pse Vllaznia krijoi më tej shumë raste të tjera për shënim, e gjeti golin vetëm në minutat e fundit me anë të kapitenit Gilman Lika. Ky i fundit mungon prej disa javësh, për shkak të një dëmtimi që pësoi në ndeshjen e Kupës ndaj Kamzës.

RIKTHIMI

Në prag të ndeshjes së parë të fazës së tretë që Vllaznia do të luajë në Peshkopi ndaj Korabit, te skuadra shkodrane presin rikthimin e Likës. Mesfushori me tipare sulmuese është rikuperuar në një masë të madhe dhe ekziston mundësia që të rikthehet në fushë në ndeshjen e së shtunës. Megjithatë, stafi do të presë deri në një konfirmim zyrtar nga mjekët deri në momentet e fundit për të vendosur më pas nëse Lika do të jetë në fushë ose jo. Në Shkodër presin shumë që kapiteni të jetë në fushë për të ndihmuar ekipin në këtë fazë të rëndësishm­e të kampionati­t dhe për më tepër në transfertë­n e Peshkopisë.

SKUADRA

Ekipi ka vazhduar normalisht me përgatitje­t gjatë gjithë këtyre ditëve. Trajneri Hasan Lika ka pasur në dispozicio­n të gjithë futbollist­ët dhe është munduar që t'u japë udhëzimet për ndeshjen e së shtunës, ku objektivi i vetëm do të jetë fitorja. Ndërkaq, stafi mjekësor po bën maksimumin që të rikuperojë mbrojtësin e qendrës, Renato Malota. Por, deri më tani duket se është e pamundur që ai të jetë në fushën e lojës. Dhe trajnerit Lika do t'i duhet të mendojë për zëvendësim­in e tij. Pas përgjysmim­it të pikëve, tashmë diferenca mes Vllaznisë që është në krye dhe Erzenit që renditet i dyti është vetëm 6 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania