Panorama Sport (Albania)

Zidan-Juve, 3 arsye përse bëhet

Miqësia me Anjelin, njohja e ambientit dhe “Champions”, pikat e forta të “Zizusë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Del Masimilian­o Alegri, hyn Zine din Zidan... Dhe një ide e tillë nuk ka lindur papritur... Madje, menjëherë pas largimit të trajnerit francez nga Reali i Madridit, nënvizojmë pas tri Champions radhazi, ndezi menjëherë zërat se “Zizu” do të marrë një vit pushim dhe pas tij do të ulej në pankinën e bardhezinj­ve. Madje, u përfol edhe mundësia se Zidan mund të merrte edhe një post drejtuesi në Torino që në tetor 2018, pas lajmit se nga “kupola” do të largohej Xhuzepe Marota, por nëse kjo nuk ndodhi, tashmë për ish-fantazisti­n hapet mundësia që të bëjë rikthimin si trajner. Arsyet që e lidhin Zidanin me Juventusin janë të shumta, duke parë edhe pesë vitet që ai kaloi në këtë skuadër si futbollist, ndonëse përveç kësaj ka edhe faktorë të tjerë që e bëjnë 46-vjeçarin, njeriun e duhur për të drejtuar Juventusin.

MIQËSIA ME ANJELIN –

Në kohën që Zidan luante për Juven, presidenti aktual bardhezi, Andrea Anjeli ishte një adoleshent, ndonëse jo një i ri i çfarëdoshë­m. Ai qëndronte gjithmonë pranë drejtuesve Moxhi, Xhiraudo e Betega dhe mësonte prej tyre, por duke vlerësuar klasin e Zidanit, mes tyre lindi edhe një miqësi e fortë, e pranuar si nga Zinedin, ashtu sikurse edhe nga Andrea. Prandaj, kjo lidhje e fortë dhe e hapur mes të dyve lehtëson bisedimet për arritjen e një akordi.

“GJAK MADRILEN” –

Një tjetër arsye pse Zidan shihet si njeriu i duhur në stolin e Juventusit është edhe “gjaku madrilen” që ai ka shtuar në venat e tij, ashtu sikurse ajo milfë e re që mund të sjellë sërish nga Reali. Në Torino, trajneri francez do të gjente pikësëpari Kristiano Ronaldon, lojtarin me të cilin ai u lidh shumë në Madrid dhe pikërisht në këto vite pa portugezin që të jepte më të mirën e karrierës së tij, duke kontribuua­r së bashku në fitimin e 3 Champions bashkë. Për më shumë, Zidan do ta bënte edhe më të lehtë afrimin në Torino të disa lojtarëve, madje ish-lojtarëve të tij, si Marselo, por pse jo edhe Isko, dy të pakënaquri­t e mëdhenj të Realit, të cilët mund të formonin kështu një bosht “Real” të rëndësishë­m edhe te Juventusi për të synuar Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

FILOZOFIA CHAMPIONS – Thuhet se në Champions duhet edhe fat që të fitosh, por në rastin e Zinedin Zidanit kjo bie poshtë, sepse të fitosh tri radhazi, sigurisht që ka meritë të madhe edhe trajneri. Francezi ndryshe nga Alegri i beson lojës sulmuese, nuk është i fiksuar shumë pas taktikës, por në të njëjtën kohë di të nxjerrë prej lojtarëve më të mirën sa herë që ata zbresin në Europë. Dhe kjo filozofi vlerësohet jo pak te Juventusi dhe sidomos te presidenti Anjeli, që është i fiksuar për të risjellë Champions-in në Torino.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania