Panorama Sport (Albania)

Bogdani: Viti i Partizanit, ja ja pse pse e e fiton fiton titullin titullin

Ish-sulmuesi i kuq: Më pëlqen që “demat” nuk kanë një pikë referimi

- ILIR CARA

Erjon Bogdani, hapat e para si futbollist i hodhi te Partizani, por famën e arriti në arenën ndërkombët­are, kryesisht në Itali. Tani “Bogu” ka hapur një kapitull të ri, duke iu përkushtua­r trajningut. Pas largimit nga drejtimi i Kombëtares U-19, Bogdani është zhvendosur sërish në Itali, ku shpreson të vijojë karrierën si trajner në drejtim të ndonjë klubi italian, flitet për në Seria C. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi i Partizanit është i mendimit se ky është viti i duhur që “demat” të dalin kampionë. Sipas tij, Partizani ka një ekip solid dhe me ekuilibra në fushë, gjë e cila pasqyrohet te pozicioni në renditje, si dhe loja që zhvillon në fushë. Mungesën e golashënue­sve në këtë edicion në Superiore, Bogdani e shikon në kompleks, jo duke i mëshuar mungesës së bomberave të mirëfilltë. Sa i përket Kombëtares, golashënue­si më i mirë i kuqezinjve, me 18 gola, pohon se situata është pozitive, pasi lojtarët kryesorë po luajnë. Sa u përket shanseve për kualifikim, Bogdani pohon se ato duhen vlerësuar ndeshje pas ndeshjeje.

Si e shikoni Partizanin e këtij sezoni në krahasim me të shkuarën?

Në krahasim me të shkuarën, Partizanin e shikoj shumë më mirë. Ka një skuadër solide dhe e meriton të jetë në vend të parë. Falë kësaj qëndrueshm­ërie, Partizani gjatë gjithë kohës ka qenë konstant në lojë dhe rezultate, të cilat i pasqyron edhe klasifikim­i.

A mund të konsideroh­et ky viti i duhur që Partizani të dalë kampion dhe cilit ndjekës duhet t’i druhet deri

në fund?

Pa dyshim ky mund të konsideroh­et viti i duhur për Partizanin që të dalë kampion, pasi me atë që kam parë deri tani në kampionat, të kuqtë kanë një ekip solid. Për mendimin tim, “demat” duhet t’i druhen Kukësit dhe Teutës, që kanë investuar shumë në këtë kampionat.

Çfarë vlerësoni tek ekipi aktual dhe si ish-bomber, a i mungon Partizanit një “pykë” e mirëfilltë?

Tek ekipi aktual vlerësoj ekuilibrin që ato kanë në fushë. Të gjithë lojtarët mbrojnë njëkohësis­ht, edhe kur nuk kanë topin, si dhe sulmojnë shume mirë hapësirat kur kanë topin në zotërim. Këtë gjë e shpjegojnë edhe golat që kanë shënuar Telushi, Bardhi, Hebaj, Mensah, Mala dhe Asani. Pra, loja nuk bazohet te një sulmues i vetëm.

Si e shikoni nivelin e Superiores këtë sezon?

Vështirë të flas për nivelin. Në fillim kampionati luhet shumë mirë, pastaj veprimtari­a ka problemet e saj, kryesisht me pagesat, organizime­t e klubeve dhe me rastet e fundit të dhunës që nuk kanë të bëjnë fare me futbollin.

Superiorja këtë vit nuk ka një bomber që të spikasë, edhe golat janë të pakët. Sipas jush, çfarë ka ndikuar në këtë anomali?

Sa i përket kësaj anomalie, përpara sulmuesve kryesorë mungojnë lojtarët fantazistë, që me driblimet e tyre apo me kualitetet e tyre të vendosin sulmuesit përpara portës. Këtë e ka menduar mire skuadra e Partizanit, që e ka shpërndarë lojën në të 4 lojtarët sulmues, si Asani, Mensah, Mala dhe Bardhi.

Nëse e keni parë derbin e fundit, cili është vlerësimi

i Bogdanit për atë takim?

Derbi është derbi dhe gjithnjë është i paparashik­uar. Gjithsesi, referuar ndeshjes së fundit, barazimi ishte rezultati më i drejtë për të dyja skuadrat.

E tashmja dhe planet e Bogdanit. Ku do ju shohim?

Planet e mia janë të stërvis dhe të bëj trajnerin. Të shikojmë këtu në Itali për ndonjë mundësi.

Si e shikoni kontingjen­tin e Kombëtares në prag të kualifikue­seve?

Kombëtaren e shikoj më mirë se para një viti, sepse edhe lojtarët kryesorë si: Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Xhaka, Sadiku, Balaj dhe ndonjë tjetër po luajnë me vazhdimësi nëpër ekipet e tyre. Pa dyshim kjo situatë e këtyre lojtarëve është pozitive për trajnerin.

Shqipëria tani ka më shume apo më pak shanse se në “Euro 2016?”

Ekipet kundërshta­re janë të forta, ndaj është e vështirë të flasim për shanset. Duhet ta fillojmë mirë dhe mos të nënvlerëso­jmë skuadrat që duhet t’i mundim në letër. Shanset e Kombëtares duhet të kalojnë në çdo ndeshje, pa menduar se çfarë vendi do zëmë në fund.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania