Panorama Sport (Albania)

Ajaks madhështor, Reali Reali turpërohet në në “Bernabeu” “Bernabeu”

Spanjollët eliminohen për herë të parë pasi kishin fituar, fundi i një epoke

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mbrëmje drama tike në “sh tëpinë e bardhë” e cila shembet në mënyrë të befasishme nga goditjet e njëpasnjës­hme të një Ajaksi spektakola­r. Nis shumë keq ndeshja për “galaktikët”, të cilët pësojnë dy gola në më pak se 20 minuta dhe përfundon akoma më keq. Dy shtylla nga Vinicius dhe Vaskez dhe goli i tretë i dyshimtë. Përtej episodeve, Ajaksi arriti të përmbyste Realin pas humbjes së ndeshjes së parë falë paraqitjes madhështor­e të Tadiçit, i cili shënon një gol dhe jep dy asiste. Spanjollët hedhin në erë çdo objektiv të sezonit në një javë pasi u mundën edhe nga Barcelona në Kupë dhe kampionat. Fitorja 1-4 e holandezëv­e, që mbante firmat e Zieh, Neres, Tadiç dhe Shëne zyrtarizoi krizën në kampin e Realit të Madridit dhe u hoqi kurorën spanjollëv­e pas më shumë se 1000 ditësh. Për të dhënë një ide se çfarë përmbysje spektakola­re bëri Ajaksi, mjafton të kujtojmë se ishte hera e parë në 35 ndeshje që Reali eliminohet pasi ka fituar ndeshjen e parë.

SULME VRASTARE- Reali zbriti në fushë me bindjen për të mos e humbur trenin “Champions”, pasi pak ditë më parë ishte përshëndet­ur me trofetë e tjerë sezonalë. Krejt ndryshe fillimi i ndeshjes nga ai i sfidës së parë, me spanjollët që ishin agresivë dhe me ritëm. Nisja e ndeshjes ishte shpresëdhë­nëse dhe Varan pas katër minutash goditi traversën. Një sinjal që tregonte se Ajaksi do të vuante. Ndodh krejt e kundërta, me Zieh që në minutën e 7-të shënon golin e parë pasi Kros humbi topin në mesfushë. Pjesa tjetër është art i Tadiçit, i cili bën një “ruletë” duke shastisur Kasemiron dhe pason për Neresin. Edhe ky i fundit me finesë e kalon topin mbi Kurtuanë dhe shënon golin e dytë. Dy gola të shpejtë që ngrinë tifozët e pranishëm dhe vetë ekipin.

MBRËMJE E MALLKUARRe­ali është i pafat sepse në 30 minutat e para të ndeshjes humbi Viniciusin dhe Vaskezin të dëmtuar, dy më të mirët në fushë. Dhe mbrëmja e mallkuar vazhdon edhe në fund kur Bejl në minutën e 42-të godet sërish shtyllën. Një rast i artë që erdhi pas disa pritjeve shpëtimtar­e të Kurtuasë. Ajaksi ishte teknikisht më lart dhe kjo gjë bëri diferencën kur Tadiç shënoi një supergol për të tronditur edhe një herë madrilenët. Një gol që u kontestua për daljen e topit në rivënie anësore. Nuk ishte koha për t’u dorëzuar dhe Asensio shënoi golin e shpresës. Vetëm kaq, sepse Shëne shënon një supergol me goditje dënimi dhe u jep fund ëndrrave me përmbysje. Reali mbyll sezonin dhe epokën fituese në mënyrë të turpshme. Ajaksi feston çerekfinal­et pas 22 vitesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania