Panorama Sport (Albania)

Martini: Vllaznia ndërtohet ditën dhe prishet natën

“Po harrohet akademia, blerjet nuk justifikoj­në veten”

- ADMIR URUÇI

Vllaznia është në vendin e parë dhe shumë pranë rikthimit në elitë, e megjithatë kritikat nuk kanë të sosur. Menaxhimi i keq që po bëhet nga bashkia vazhdon të jetë në “shënjestër”. Në të këtë linjë është edhe Edi Martini, një ndër emrat më të spikatur të ekipit pas viteve ’90. Ai e sheh totalisht të pasigurt të ardhmen, ndërsa evidenton se është gabuar jo vetëm me blerjet, por nuk po trajtohen siç duhet edhe talentet e akademisë.

DEKORATA

Ish-sulmuesi ndihet i nderuar që ishte një nga futbollist­ët që u dekoruan në 100-vjetorin e klubit, e megjithatë thekson se problemati­ka në klub është e madhe. I ftuar në një prej mediave lokale, ai ka analizuar gjerë e gjatë gjithçka shkon dhe nuk shkon në ekip. “Për mua ishte një kënaqësi e madhe që kam qenë pjesë e këtij ekipi. Unë kam luajtur edhe jashtë vendit, por me skuadrën e Vllaznisë gjithmonë janë ndier krejt ndryshe. Të luash për këtë fanellë ka qenë gjithmonë një privilegj dhe një përgjegjës­i për çdo futbollist. Ndihem i vlerësuar që në këtë 100-vjetor jam përzgjedhu­r mes atij numri të madh sportistës­h, që kanë kontribuar për këtë klub”, kështu e nisi fjalën e tij ish-trajneri.

KRITIKAT

Edi Martini është i lumtur që kurrë nuk ka qenë trajner i oborrit të Bashkisë Shkodër, ndërsa përmend edhe një herë faktin që ekipi po trajtohet si Kalaja e Rozafës. Ai nuk sheh dritë në fund të tunelit, ndaj shpreson që drejtuesit të reagojnë në kohë dhe t’i japin drejtim kësaj situate. “Më vjen mirë që kurrë nuk kam qenë trajner i oborrit të bashkisë, që kur e ka pasur zoti Luka dhe zonja Ademi. Vllaznia ka talente dhe duhet që këto të trajtohen më mirë. Në këtë drejtim po gabohet. A e dini ju si është bërë Vllaznia? Ajo është si historia e Kalasë sonë të Rozafës. Çfarë ndërtohet ditën prishet natën. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh sërish me këtë klub... Ndaj, pa rregulluar këto anomali, Vllaznia nuk mund të jetë ekipi që ne duam. Po menaxhohet sërish keq situata me lojtarët që prodhohen nga akademia. Nuk ka një strategji për ta dhe për më tepër ata kanë shumë pak hapësira. Janë bërë blerje që nuk justifikoj­në veten dhe nuk janë për të ardhmen. Në këtë kontekst mendoj se ka keqmenaxhi­m”, theksoi 44-vjeçari.

SKUADRA

Ish-tekniku ka shfaqur edhe rezerva sa i përket përgatitje­s fizike të skuadrës. Sipas tij, ajo nuk po stërvitet në 100% e saj. Ai këtë e lidh me faktin se Vllaznia është duke menduar që tani për Superioren dhe kjo gjë pritet që të sjellë pasoja në të ardhmen. “Ajo që shoh unë është se skuadra nuk stërvitet në 100 përqindësh­in e saj. Me sa duket, te Vllaznia dhe të gjithë e kanë të fiksuar që kalimi në Superiore është i arritur dhe tashmë pak po mendohet për t’u stërvitur. Kjo do të ndikojë për të ardhmen”, u shpreh Martini, duke paralajmër­uar se në vazhdim skuadra do të vuajë pasojat e mungesës së përgatitje­s fizike.

E ARDHMJA

Në fund të fjalës së tij, ishfutboll­isti i mirënjohur është shprehur skeptik për të ardhmen. Edhe pse nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim rikthimin në elitë, nga ana tjetër evidenton se sezoni i ri në Kategorinë Superiore do të shoqërohet me probleme. “Bashkia duhet që tani të miratojë një fond të veçantë për klubin. Drejtuesit duhet që të mblidhen dhe ta shohin këtë gjë. Nëse do të vijohet sërish kështu, Vllaznia ka për të qenë një nga klubet që do të rrezikojë seriozisht rënien nga kategoria në sezonin e ardhshëm. Nëse do të menaxhohet në këtë mënyrë dhe nëse do të mungojnë pagesat në kohë, sërish Vllaznia do të ketë të tilla probleme”, përfundoi Edi Martini.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania