Panorama Sport (Albania)

Disiplina vendos sot, ja çfarë rrezikon Kamza

Dhuna ndaj arbitrit Hamiti, një opsion edhe përjashtim­i

-

Komisioni i Disi plinës do të ven dosë sot për atë që ndodhi pas ndeshjes KamzaLaçi 1-1, e luajtur të dielën. Dhunimi i gjyqtarit Eldorian Hamiti dhe për më tepër pjesëmarrj­a në këtë akt e drejtuesve të klubit të Kamzës, pritet të sjellë një dënim ekstrem nga Disiplina. Në fakt, kjo është diçka e paralajmër­uar nga vetë FSHF, që reagoi ashpër që në ditën e ngjarjes. Duke iu bazuar edhe Kodit të Disiplinës Sportive, sipas të gjitha gjasave, sot Kamza do të përjashtoh­et nga kampionati dhe ndeshjet e mbetura në Superiore do të fitohen 3-0 nga skuadrat që në kalendar kanë të parashikua­r takimin me ekipin e dënuar. Herën e fundit që një skuadër në Superiore ka marrë dënimin ekstrem është rasti i Bylisit në vitin 2014, kur u dhunua delegati i ndeshjes Besnik Çela. Kodi i Drejtësisë Sportive parashikon për raste të tilla përjashtim nga aktiviteti, hiqje pikësh dhe humbje në tavolinë. NENI 65

Ky nen i referohet dështimit në përmbushje­n e përgjegjës­ive, ku ndër të tjera parashikoh­en dënime të ndryshme: "Në rastet e shkeljeve të rënda mund të ndërmerren dënime si zhvillim i ndeshjes pa spektatorë, zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjanëse, ndalimi i zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës, anulimi i rezultatit të ndeshjes, përjashtim­i nga një garë ose kampionat dhe humbje e ndeshjes në tavolinë. Në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë, dhe/ose zyrtarëve të ndeshjes, dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium ose ekipi përgjegjës për aktet e kryera do të penalizohe­t me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë. Organi gjykues ka të drejtë të vendosë dënime edhe nëse nuk është verifikuar ndonjë shkelje e përcaktime­ve këtu në këtë Kod, por thjesht për çështje të mospërmbus­hjes së standardev­e të sigurisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania